Prifti katolik nga Kosova abuzoi seksualisht me një të mitur nga Zvicra
Gazeta zvicerane “Blick” ka rikthyer sot rrëfimin e një abuzimi nga një prift katolik që kishte ndodhur në janarin e viti 2009. Kjo gazetë ka publikuar të edituar fotografinë e priftit, inicialet e të cilit janë P.A. dhe që në kohën kur kreu abuzimin, që tashmë është konfirmuar edhe në gjykatë, ishte misionar i huaj në Zvicër.
Gazeta Express ka siguruar fotografinë e pa edituar, ku P.A. shihet i shoqëruar në ligjëratë nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji. Supozohet se prifti abuzues është shqiptar nga Kosova. Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar sot një rrëfim të një viktime të abuzimit nga prifti.
Mary K. 22 vjeçare është ajo që me rrëfimin e saj ka zënë ballinën e kësaj të gazete, e cila ende vuan nga post-traumat e stresit si viktimë e abuzimit seksual.
Express ka mësuar se prifti i dyshuar, inicialet e të cilit janë P.A. e fotografia e të cilit e mbuluar vetëm në fytyrë është misionar katolik nga Kosova. Express ka siguruar edhe fotografinë e pa edituar të cilën e ka publikuar gazeta, ku prifti i dyshuar për abuzim të Mary K. është në shoqëri të Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Gazeta ka provuar të marrë të enjten një koment nga Ipeshkvia e Kosovës, por ata nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës. Kjo eshte fotoja e abuzuesit, por arsye etike nuk po e shpalosim fytyren e tij.
Rrëfimi i Marias
“Një hije qëndron mbi jetën saj. Maria vuan nga stresi post-traumatik dhe duhet të trajtohej nga një psikolog. Në janar 2009, ajo ishte abuzuar nga një prift katolik i Dioqezës së Bazelit”, shkruan e përditshmja zvicerane “Blick”, në një shkrim që është shkruar nga gazetarët Leo Ferraro dhe Katia Murmann.
Sipas gazetës, vajza u be pre e abuzimeve pas prishjes se raporteve me prindërit e saj. “Unë isha e dëshpëruar dhe kërkova ndihmë nga kisha”, thotë Maria. “Por pastori shfrytezoi paturpësisht fatkeqesine time”, rrëfen ajo Maria iu drejtua priftit P.A. (53 vjeç) i cili më pastaj e shfrytëzoi afërsinë me vajzën për ta abuzuar. Gazeta shkruan që P.A. në kohën e abuzimit të Marias ishte një misionar i huaj në dioqezën e Bazelit, jo prift vendas. Misionari i huaj, sipas gazetës, i tregoi në fillim Marias edhe fotografinw e tij me Nënë Terezën, por edhe me politikanë zviceran si Micheline Calmy-Rey. “Unë i besova atij”, tha Maria, por “ky ishte gabimi im”.
Prifti foli me Marinë në një kafene, pastaj e mori me makinë e tij dhe e çoi në banesë. “Unë kisha një ndjenjë të çuditshme”, thotë Maria, “por unë shkova së bashku me të sepse ai ishte një prift!”. Krejt kjo kishte ndodhur më 26 janar 2009, por Maria nuk ua tha dot gazetarëve të vërtetën në intervistë. Ajo ua kishte shkruar atyre një letër. “Ju vetë lexojeni”. Rasti do të denoncohej në Prokurorinë zvicerane dhe gazeta “Blick” nxjerrë detaje nga dokumente e procesit gjyqësor. “I akuzuari me aktivitet prift në Kishën Katolike Romake, në rezidencën e tij private e në shtratin e tij fillimisht puthi qafën, fytyrë dhe bluzët e viktimës. Pastaj P.A. në shtratin e tij hapi pantallonat e tij dhe keqtrajtoi gruan e re”, shkruan në procesverbalet e gjyqit dhe vazhdon duke konstatuar se “Ajo (Maria) nuk ishte më në gjendje për të mbrojtur vetën”. Maria duke folur me gazetarët thotë se “Prifti qeshi me mua kur ai e kuptoi se unë jam ende e virgjër. Dhe ai më dha pas sulmit, 200 franga hua, duke theksuar se unë duhet të fshini në mendjen time atë që kam përjetuar”. Por Maria nuk mund të harrojë atë rast dhe nisi procesi gjyqësor.
Prifti P.A. sipas gazetës pranoi fajësinë pjesërisht. Drejtësia zvicerane e shpalli fajtor dhe e dënoi me gjobë prej 1700 franga, derisa Maria u kompensua me 4 mijë sosh, në përpjekje për ta ndërtuar një jetë të re. Por, e kaluara iu rikthye Marisw. Në korrik 2013, u rikthye një raport në mes të të dioqezës së Bazelit dhe Marisw për herë të parë pas 2009-së. Peshkopi Felix Gmьr kishte deklaruar se menjëherë pas procesit gjyqësor kishte ndaluar punën e priftit P.A. Tash ndaj P.A. duhet të ketë procedura të brendshme të “gjykatës së kishës”, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.
Dhe kjo procedurë e bëri dioqezën që ti kthehej përsëri Marisë, të cilës iu kërkua nëse ende mban deklaratat e saja tashmë të vërtetuara edhe në gjykatë se prifti P.A. e abuzoi. Maria e konfirmon këtë. Dhe dy javë më parë Maria mori një letër nga dioqeza e Bazelit. Në këtë letër, dioqeza rasti thotë se në rastin kundër prifti P.A. do të jetë një gjykim më I gjerë dhe I cili bënë që të jetë e nevojshme të pyetej më shumë dëshmitarë, prandaj gjykimi i brendshëm kishtar për P.A. mund të filloi vitin tjetër.
“Kjo më goditi mua”, thotë Maria duke komentuar kërkesën e dioqezës për të konfirmuar akuzat që tashmë I ka vërtetuar gjykata.
“Por unë kam të drejtë të dinë se çfarë ndodhi me njeriun i cili ka abuzuar me mua!”, thotë ajo “Pasi viktima nuk është në proces kishtar, ajo vetëm mund të jetë e nevojshme për informim, në marrëveshje me avokatin e priftit” thotë zëdhënësja Peshkopit Adrienne Suvada për gazetën zvicerrjane, duke komentuar nevojën e ri-konfirmimit të akuzave. A abuzuara e P.A-së, Mary jeton dhe punon në Kantonin e Lucernit.
Ajo dëshiron të largohet Kisha Katolike, por gazeta shkruan se ajo nuk guxuan. “Unë kam dëgjuar se një prift të telefonon pastaj në shtëpi. Unë jam e frikësuar!”, mbyll rrëfimin për “Blick” Maria.
www.islamifejaevertete.com