BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaPse gratë qajnë…!??

Pse gratë qajnë…!??

 

Pse gratë qajnë…!??


Një djalë i vogël e pyet nënën e tij, ‘’Nënë pse po qan?’’

‘’Sepse kam nevojë të qaj’’ tha ajo.

‘’Nuk po kuptoj,’’ tha ai.

Nëna e tij vetëm e përqafoi atë dhe i tha, ‘’Dhe nuk do e kuptosh kurrë.’’

Më vonë djali i vogël e pyet babin e tij, ‘’Pse me duket se nëna po qan pa ndonjë arsye?’’

‘’Të gjitha gratë qajnë pa arsye,’’ babai i tij përgjigjet pa vëmendshëm.

Djali i vogël, ende duke u menduar pse gratë qajnë e pyet Shejhun e moshuar (dijetarin).

‘’Ai me siguri e di përgjigjen’’ mendoi ai. ‘’O Dijetar i nderuar! Pse gratë qajnë aq lehtë?’’

Dijetari përgjigjet:

‘’Kur Allahu e krijoi gruan ajo duhej të krijohej e veçantë. Ai krijoi supet e saj mjaftueshëm të fuqishme për të bartur peshën e botës, dhe edhe më tej mjaftueshëm, gjentile për të dhenë rehati. Ai i dha asaj një fuqi të brendshme për t’i përballuar lindjes së fëmijës dhe kundërshtimit që vije nga fëmijët e saj. Ai i dha asaj fortësinë që i mundëson asaj të vazhdojë atëherë kur çdo kush tjetër dorëzohet, dhe të përkujdeset për familjen e saj edhe gjatë sëmundjes dhe plogështisë pa u ankuar. Ai i dha asaj ndjeshmërinë për të dashur fëmijët e saj në çdo dhe të gjitha rrethanat, qoftë edhe kur fëmija i saj e fyen atë shumë rëndë. Ai i dha asaj fuqinë  për të duruar burrin e saj nëpër gabimet e tij dhe e modeloi atë nga brinja e tij për të mbrojtur zemrën e burrit. Ai i dha asaj mençurinë për të mësuar se burri i mirë kurrë nuk e fyen gruan e tij, por nganjëherë provon pikat e forta të saj dhe vendosmërinë e saj për ti qëndruar pranë paluhatshëm. Dhe së fundmi, Ai i dha asaj lotin. Loti është i saj dhe posaçërisht i saj për ta përdorur sa herë që ajo ka nevojë. Ajo nuk ka nevojë për arsye, për t’u sqaruar, loti është i saj.’’

‘’A e sheh biri im, bukuria e gruas nuk qëndron në veshjet që ajo mban, në bukurinë e fytyrës së saj, apo në mënyrën e rregullimit të flokëve. Bukuria e gruas duhet të shihet në sytë e saj, sepse kjo është dera për në zemrën e saj – vendi ku dashuria banon.’’

Djali i vogël e morri përgjigjen dhe nuk pyeti më kurrë për këtë çështje.

Në këtë kontekst, All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe nga argumentet e Tij (të Madhërisë së Tij) është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën(gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe ndërmjet jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rrûm, 21).

Referenca: http://www.iloveallaah.com/

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD, Preshevë

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

 

Must Read