BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjePse në Kuran përmendet Adem, kurse në Bibël Adam?

Pse në Kuran përmendet Adem, kurse në Bibël Adam?

 

Pse në Kuran përmendet Adem, kurse në Bibël Adam?


Pyetja:

Pse në Kuran përmendet Adem, kurse në Bibël Adam, kur dihet që pejgamberët nuk kanë kundërthënie mes tyre.


Përgjigja:

Pyetja që të shqetëson ty është shumë e thjesht. Librat e shenjtë që kanë zbritur nga Allahu si Kurani, Teurati, Inxhili, Zeburi dhe libra të tjerë, për të cilat nuk dimë. Të gjitha këto nuk kanë zbritur vetëm në një gjuhë, Kurani ka zbritur në gjuhën arabe, Inxhili në gjuhën hebreje, etj. Dallimi i gjuhës detyron edhe ndryshimin e shqiptimit të disa emrave nga një gjuhe në të tjetrën, kjo është dallohet edhe në gjuhën tonë. P.sh.: ne në shqip nuk mund të shqiptojmë saktë emrin e pejgamberit Daud, apo Elejsa, etj., ashtu si shqiptohet në origjinalin e gjuhës së Kuranit (arabe).

Pastaj të gjitha ato libra përveç Kuranit nuk gjinden të ruajtura në gjuhen origjinale që kanë zbritur, por ato ruhen qoftë në gjuhën latine apo ndonjë gjuhë tjetër, pra kjo na jep të kuptojmë se pse ekziston ky dallim. Allahu e di më së miri.


Alaudin Abazi

15.11.2005

Burimi: http://www.klubikulturor.com

www.IslamiFejaeVertete.com

 

Must Read