BallinaAKTUALETë ndryshmePse nuk po botohet ALBISLAMI?

Pse nuk po botohet ALBISLAMI?

 

Pse nuk po botohet ALBISLAMI?


Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu

Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut ndërsa salavatet dhe selamet Muhamedit, familjes, shokëve dhe ndjekësve të tij…


Numri i fundit që u botua ishte numri 99 në muajin Tetor 2011 ndërsa numri jubilar 100 nuk arriti të botohet për shkak të mungesës financiare për të vazhduar botimin. Revista deri te numri 99 ka punuar me harxhime minimale, ku është paguar vetëm shtypi, redaktimi gjuhësor, redaktimi teknik, dizajni i ballinës si dhe udhëtimet e nevojshme për ta shpërndarë atë, e për këto harxhime nuk ka pasur buxhet të siguruar, por ka paguar detyrimet e saja me donacione të rastësishme dhe të rralla, dhe si pasojë ajo sot ka një borxh të rëndë, jo më pak se 8000 euro.

Për të vazhduar veprimtarinë e saj në mënyrën e duhur, në ditët në vijim do të shpalosim fushatën tonë e cila do të synojë tubimin e mjeteve financiare që do të sigurojnë botimin e revistës.

Pasi të lexoni këtë letër, ju lutemi na shkruani propozime ose çfarë konkretisht ju mund të bëni lidhur me këtë situatë. E-maili për kontakt: [email protected]

Abonuesve të revistës u jemi mirënjohës dhe i lajmërojmë se atyre që nuk u ka skaduar pagesa do t’u vazhdohet abonimi me automatizëm posa të vazhdojë botimi.


Ues selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu.

Omer Berisha – Albislam.com

http://albislam.com/index.php?option=com_content&view=article&id=1909:pse-nuk-po-botohet-albislami&catid=42:aktivitete&Itemid=400

 

* Iniciativa “ISLAMI, feja e Vërtetë” përkrahë fuqishëm këtë fushatë dhe bën thirrje tek çdo musliman që të kontribuojë sa të ketë mundësi për këtë çështje pasi që Revista Albislam është një burim i shëndosh i dijes Islame në trevat tona!

Must Read