BallinaAKTUALEAnalizaPse vendimi i Turqisë për Kurban Bajramin ka qenë i gabuar?!

Pse vendimi i Turqisë për Kurban Bajramin ka qenë i gabuar?!

 

Pse vendimi i Turqisë për Kurban Bajramin ka qenë i gabuar?!

Shkruan: Hoxhë Justinian Topulli

 

Për t’i ardhur në ndihmë qartësimit të këtij debati dhe për të hequr paragjykimet e padrejta, mendoj se ka nevoje për një sqarim të shkurtër fetar.

 
Së pari; në mes të dijetarëve të fikhut që herët ka pasur ixhma se hëna e re provohet duke e parë atë më sy dhe jo duke e llogaritur atë. Të këtij mendimi janë dhe hanefitë. Këtë ixhma e përmend edhe Ibën Abidini prej hanefive të vonshëm dhe të tjerë, madje, ai ka shkruar një libër të tërë vetëm për çështjen e hënës së re dhe ka hedhur poshtë vërtetimin me llogari. Ky është qëndrimi i medhhebit Hanefi për këtë çështje, madje edhe i katër medh’hebeve të tjera, ndërkohë një pjesë e hanefive sot, por edhe të tjerë, e kanë ndryshuar këtë qëndrim, por shumica e vendeve arabe jo, mes tyre edhe Arabia Saudite, të cilën e ndjek shumica e vendeve arabe për Kurban Bajram, kështu që, në këtë këndvështrim duket se kush e ka gabim, pa e akuzuar këtu aspak se bëhet me qëllim.


Ndërsa në Arabi Saudite ata vazhdojnë të respektojnë mendimin klasik të fikhut islam për këtë çështje.

 
E dyta; hëna e re nuk është parë askund me datë 15 Tetor 2012, pasi asnjë lajm të tillë nuk ka deri më tani, por vetëm me llogari. Këtë e thotë edhe përmbajtja e shkresës që ka paraqitur KMSH i Shqipërisë nga Dijaneti i Turqisë.


E treta; dijetarët të gjithë nuk kanë rënë dakord ,po ashtu, se nëse shikohet hëna e re në një vend a duhet te shkojnë dhe të tjerët pas tyre, për Ramazan? Hanefitë janë të mendimit se po, po kështu edhe dy medh’hebet e tjera, ndërsa shafijtë dhe disa dijetare nga medh’hebe të ndryshme janë të mendimit se çdo vend ka shikimin e tij të hënës së re.

 

Por, hanefitë, siç shprehet Ibën Abidin në ‘Hashijetul Muhtar’ thotë se ky unifikim vlen për Ramazanin, por jo për Kurban Bajramin, pra, diferenca në shikimin e hënës së re merret parasysh për çdo vend më vete nëse kemi të bëjmë me Kurban Bajramin, pra çdo vend ka shikimin e tij. Pra, nëse pranojmë llogarinë siç thonë hanefitë e Turqisë atëherë duhet te themi se sipas llogarive hëna e re nuk shihej në Turqi, por vetëm mund të shihej në një cep të botes, andej nga Amerika Latine, dhe duke qenë se sipas medhebit hanefi në rastin e Kurban Bajramit merret parasysh ndryshimi në shikim, atëherë pse ata nuk morën parasysh këtë fakt, që në vendin e tyre nuk shikohej, por ecën me mendimin se aty ku shikohet i pari duhet të ndiqet, mendim të cilin ata e kanë vetëm për Ramazanin dhe jo për Kurban Bajramin?!

 
Pra, sipas tyre hëna e re është parë e llogaritur (jo me sy) në një cep të botës dhe ky “shikim” duhet të unifikoj muslimanet në një datë -sipas hanefive- vetëm për Ramazan dhe Fitër Bajram, por jo për Kurban Bajram! Atëherë i bie që hanefitë turq të kenë rënë në kundërshtim me medh’hebin e tyre! Ndërkohë që ata në Arabi Saudite në këtë rast i kanë qëndruar më shumë opinionit të medh’hebit hanefi sesa vetë hanefitë e Turqisë!

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read