BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirQeni i cili përfitoi nga shoqëria e mirë!

Qeni i cili përfitoi nga shoqëria e mirë!

 

Qeni i cili përfitoi nga shoqëria e mirë!

Shumica prej nesh e lexojmë suren Kehf çdo Xhuma, dhe akoma shumë nga dobitë që vijnë nga kjo sure mund të na ikin nga vëmendja e shumicës së neve njerëzve të rëndomtë.

Një e tillë, është edhe përmendja e qenit në tregimin e të fjeturve në shpellë. Çfarë kuptimi ka të sjellurit e përmendjes së qenit, pështyma e të të cilit konsiderohet e papastër, mbajtja e thjeshtë e tij i shkakton mbajtësit zvogëlim të shpërblimeve, pa përmendur se melaiket nuk do të afrohen tek një vend ku janë qentë prezent, atëherë, cili është qëllimi i përmendjes së kësaj kafshe?

Emri i qenit quhej Kitmir, dhe thuhet se ai ishte qen gjuetie i njërit nga njerëzit apo se ishte qeni i kuzhinierit të mbretit, i cili ndante besimin e njëjtë me djelmoshat, dhe e dërgoi qenin e tij me ta.

Imam Ibën Kethiri shënon në Tefsirin e tij:

Ibën Xheureji ka thënë:

“Ai ruante derën për ta” 

Ishte nga natyra e tij që të shtrihej përpara derës së tyre sikurse duke i ruajtur. Ai ishte ulur jashtë hyrjes së shpellës, sepse engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi ku është qeni, siç tregohet në Es-Sahih, e as që ato hyjnë në një shtëpi ku ka imazhe, tek një person në gjendje të papastërtisë rituale(xhenabetit) ose tek jobesimtari, siç është rrëfyer në një hadith hasen.

Bekimet që ata gëzuan u shtrinë edhe deri tek qeni i tyre, ashtu që, gjumi që i kapi ata e kapi edhe atë gjithashtu. Ky është përfitimi nga të shoqëruarit e njerëzve të mirë, sa që, edhe ky qen arriti famë dhe lartësi.

[Tefsiri i Ibën Kethirit, Sureja Kehf]

Përktheu: M.M.

Referenca: www.khalduun.com

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read