Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All-llahut
Në këtë është i fshehur sekreti i madh i imanit, e ajo është se zemra nuk do të arrijë qetësinë, rehatinë, dhe stabilitetin përveq se me vendosjen e lidhjes me Zotin. Gjithçka që kërkohet dhe duhet jashtë All llahut në realitet kërkohet dhe duhet për diçka jashtë kësaj, ndërsa vetëm një duhet dhe kërkohet për vetveten.
Ajo është dashuria ndaj Atij tek i Cili është përfundimi. Është e pamundur që fundi të jetë te dy veta, ashtu siç është e pamundur që fillimi i krijimit të krijesave të fillojë prej dy vetave.
Ai, të cilit dashuria, dëshirat, dashjet dhe nënshtrimi i tij përfundojnë të dikush tjetër përveq All llahut, me të vërtetë të gjitha do t’i dështojnë dhe do t’i shkatërrohen në atë moment kur të ketë nevojë më shumë. Ndërsa ai, dashuria e të cilit, frika, shpresa dhe qëllimi janë për All llahun e Lartësuar, do të realziojë mirësinë e tij të përhershme, ëmbëlsinë, gëzimin dhe lumturinë.
Ibn Kajjim el Xheuzije
“Thesari i diturisë”