BallinaSpikasimQORTIMI I ALL-LLAHUT NDAJ SHEJTANIT

QORTIMI I ALL-LLAHUT NDAJ SHEJTANIT

QORTIMI I ALL-LLAHUT NDAJ SHEJTANIT

Kur’ani në shumë vende na tërhoqi vëmendjen ndaj shejtanit si shkak i trazirës dhe zotësisë së madhe të tij në devijim dhe nxitje të vazhdueshme: “O bijtë e Ademit, ruanu mos t’ju sprovojë shejtani juve…” (El-A’rafë: 27), “Shejtani vërtetë është armik i juaji, pra merrne edhe ju atë armik” (Fatir: 6), “Ai që e merr shejtanin për dashamirë përveç All-llahut, ka dështu me dështim të qartë” (En-Nisa: 119). Armiqësia e shejtanit nuk ndryshon dhe nuk merr fund; sepse sipas tij shkak i largimit të tij nga Xhenneti dhe shkak i mallkimit të tij është njeriu (Ademi), kështu që ai dëshiron në çdo mënyrë të hakmirret kundër Ademit dhe pasardhësve të tij: “Tha (Iblisi): “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në Ditën e Kijametit, unë gjithsesi do t’i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice” (El-Isra: 62).
Disa njerëz i kanë dhënë shumë rëndësi të metave dhe mëkateve të shpirtit, por nuk i kushtuan kujdes të madh njohjes së këtij armiku të palodhshëm.

Burimi:
Libri: “Mashtrimet e shejtanit”
Autor: Dr. Omer el Eshkar
Botuar nga: Shb “Sira”

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read