BallinaPraktikaNamaziRingjalle një Sunnet të Namazit – I

Ringjalle një Sunnet të Namazit – I

 

Ringjalle një Sunnet të Namazit – I

 

Transmetohet nga Ebu Dherri – radijAllahu anhu – se Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

“Kushdo që thotë dhjetë herë menjëherë pas mbarimit të namazit të Sabahut [el-Fexhr], përpara se të lëviz nga vendi i tij apo të flas me ndokënd:

“La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu, juhji ue jumitu ue huve ala kul-li shejin kadir – [ S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut një dhe të pashoq, Atij i takon Sundimi dhe lavd-falënderimi, [vetëm] ai e sjell jetën dhe [shkakton] vdekjen dhe Ai ka fuqi të plotë mi çdo gjë]”,

Dhjetë vepra të mira do t’i regjistrohen, dhjetë mëkate do t’i fshihen, do t’i ngritët grada për dhjetë shkallë[në shpërblim], ai do të mbrohet nga të gjitha dëmet e asaj dite, ai do të ruhet nga shejtani dhe asnjë mëkat nuk mund ta arrij/parakaloj atë ditë (dhe t’i anuloj veprat e tij të mira) përveç shoqërimit të të tjerëve në adhurim krahas Allahut. (Et-Tirmidhi nr.3484 [5/515])

Et-Tirmidhi, komentoi mbi këtë hadith duke thënë, “Ky hadith është hasen-sahih (i mirë dhe autentik)”.

Ngjashëm, është Sunnet, po ashtu, të thuhet dhjetë herë menjëherë pas namazit të akshamit, sipas hadithit të transmetuar nga Imam Ahmed ibën Hanbel (rahimehullah) nën autoritetin e Ummu Selemes (radijAllahu anha), hadithi me numër 26430. Gjithashtu, i përmendur në Sahihul Ibën Hibban nr. 2023.

 

Burimi : Përmbledhje e Jurisprudencës Islame – Dr. Salih el-Feuzan; Vëllimi 1 , Kapitulli 10

Përktheu: M.M.

Burimi: www.Islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read