Rreziku i Shirkut të madh!

Shirku (t’i bësh Allahut shok në adhurim) i madh është shkak që robi të qëndrojë përjetësisht në Zjarr.

Thotë i Lartësuari në Kuranin Famëlartë (kuptimi i ajetit):

“Vërtet, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut (i përshkruan Zotit shok në adhurim), Allahu do t’ia ndalojë Xhennetin dhe vendstrehimi i tij do të jetë Zjarri”.
(Surja El-Maide; ajeti 72)

Thotë profeti Muhammed -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-:

“Kush vdes duke i bërë shok Allahut në adhurim diçka, do të hyjë në Zjarr”.
Transmeton imam Muslimi -Allahu e mëshiroftë

Must Read