BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaRuane veten dhe familjen tuaj nga zjarri

Ruane veten dhe familjen tuaj nga zjarri

 

Ruane veten dhe familjen tuaj nga zjarri

 

O besimtarë, ruanie veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, të cilin do ta ruajnë engjëjt të rreptë dhe të fortë. Nuk u kundërvihen asaj që i urdhëron Allahu dhe veprojnë si janë të urdhëruar. (Et-Tahrim, (66) : 6).

 

Disa komente nga të parët tonë të mirë dhe të devotshëm rreth këtij ajeti:

 

1. Ali ibn Ebi Talibi -Allahu qoftë i kënaqur me të!-:

Mësoji dhe disiplinoi ata.

 

2. Ibën Abbasi -Allahu qoftë i kënaqur me të!:

Bindju Allahut, dhe largohu nga mosbindja ndaj tij; dhe urdhëroni familjet tuaja që ta përkujtojnë Allahun, dhe Ai do t’iu ruaj nga Zjarri.

 

Muxhahidi -Allahu e mëshiroftë!-:

Keni frikë Allahun dhe bindjuni atij, (keni takua) dhe thoni familjeve tuaja që të kenë takua.

 

Katadeja -Allahu e mëshiroftë!-:

Një person mbron familjen e tij duke i urdhëruar që ta respektojnë Allahun, dhe duke i ndaluar nga mosrespekti ndaj Tij. Ai kryen urdhrat e Allahut dhe e ndihmon edhe familjen e tij që t’i kryen. Dhe nëse sheh mosbindje ndaj Allahut, i ndalon ata nga të vepruarit ashtu, dhe i qorton ata.

 

Et-Tabari, El-Tefsir, Surah Tahrim.

 

www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read