BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeS'ke pse të mërzitesh - Mbreti dhe Keshilltari

S’ke pse të mërzitesh – Mbreti dhe Keshilltari

 
 
 
S’ke pse të mërzitesh –  Mbreti dhe Keshilltari
 
 
Moti kohë, jetonte në një pallat një Mbret musliman.
 
Ai gjithnjë ishte i shoqëruar me këshilltarin e tij besnik, një njeri shumë i urtë që e donte Allahun e Lartësuar dhe që i jipte Mbretit këshilla kur ai u ballafaqohej me tellashe.

Çdohere që një fatkeqësi e goditej Mbretin, këshilltari e ngushëllonte duke i thën : 
“Nuk është dramatike o Mbret, përkundrazi kjo është një mirësi nga Allahut Fuqiplot !”
Mbreti nuk kuptonte çdoherë dhe ndodhte që shpesh të hidhërohej.

Një ditë duke shkuar për në gjueti mbreti plagoset dhe i humb tre gishtërinjtë e tij. 
Të gjithë bërtisnin : “Oh çfarë fatkeqësie !… i mjeri Mbret çfarë e paska gjetur !”

Përpos Këshilltari që iu afrua Mbretit dhe i tha : “O Mbret, mos qani kështu ju lutem! S’është aq tragjedike, ende i keni gishtërinjtë e tjerë ; mos u pikëlloni se kjo që ju ka gjetur është mirësi nga Allahu Mëshirëplot !”

Mbreti që kishte dhembje të rëndë u hidhërua shumë : “Këshilltar ! Fjalt e tua s’më pëlqejn aspak ! Ti në vend që t’më ngushëllosh, vjen dhe më thua se kjo tragjedi është një mirësi nga Allahut !? 
Me kë tallesh ? Futeni në qeli ! Menjëhere !”.

Mbreti mori një këshilltar të ri dhe harroi atë që e futi në burg.

Disa vite më vonë, Mbreti dul në pyll në shëtitje me gjithë trupat e tij ku u sulmua nga kanibalët.

Prijësi i tyre urdhëroi :
“Prangosni ata që janë të shëndetshëm. Kurse, atyre që u mungon ndonjë gjymtur, lironi ata ngase nuk i dua invalidët.”

Të gjithë u zënën, vetëm Mbreti, përshkak se atij i mungonin tre gjishtërinjë.
I mërzitur, Mbreti kthehet i vetëm në kështjellën e tij. 

Pastaj iu kujtua se këshilltari i tij i mëparshëm ende ishte në burg dhe
shkoi shpejt për ta liruar atë.

“O këshilltari im besnik, më fal që t’kam lënë kaq shumë në burg. Fjalt e tua ishin shumë të vërteta ! Unë ende jam në jetë përshkak tre gishtërinjve që më mungojn ; kjo është një mirësi nga Allahu por nuk e pata kuptuar menjëhere. 
A më fal, ngase ti je më urti !”

Këshilltari, i lumtur që Mbreti kishte kuptuar se çdo sprovë që e goditej atë ishte mirësi nga ana e Allahut Mëshirëplot, iu përgjigjet :
“O Mbret, mos më kërko falje përshkak se më ke burgosur, 
se edhe ajo qe mirësi për mua !”

Mbreti i çuditur, i thotë :
“Po a nuk je i hidhërosur ndaj meje ?? Të kam dënuar pa arsyeje të vlefshme dhe këtë, gjatë shumë vitesh !”

Këshilltari, gjithënjë me urtësi iu përgjigjet me buzëqeshje :
“O Mbret ! Po sikur të kisha qëndruar pranë jush, kanibalët do më kishin zënë, 
dhe në këtë moment do isha i ngrërë!” 

°° Çdo gjë është mirësi nga Allahu, edhe nëse nuk e kuptojmë menjëhere !!! °°

 

Përktheu nga frengjishtja: Fitim Mifsel –Presheve.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

Must Read