Sado jetë të gjatë të bëjë njeriu në këtë botë, ai patjetër do ta shijojë vdekjen:
{ كُلُّ نَفۡسࣲ ذَاۤىِٕقَةُ ٱلۡمَوۡتِۗ وَنَبۡلُوكُم بِٱلشَّرِّ وَٱلۡخَیۡرِ فِتۡنَةࣰۖ وَإِلَیۡنَا تُرۡجَعُونَ }
“Çdo njeri do ta shijojë vdekjen. Dhe Ne ju sprovojmë (në këtë botë) me të keqen e me të mirën. Dhe të gjithë ju te Ne do të ktheheni”. [El-Enbija: 35]
Dhe besimtari ngushëllohet me premtimin e Allahut, se kushdo që vdes duke qënë besimtar dhe vepërmirë, Allahu ka përgatitur për ta xhenetin, në të cilën do të jetojnë përgjithmonë.
Allahu i mëshiroftë të vdekurit tanë prej muslimanëve dhe na bashkoftë me ta në xhenet!
Amin!
@AdelinaKucana