BallinaAKIDEAkide të ndryshmeShejh Albani – Sqarim rreth tekfirit, bidatit, fiskut

Shejh Albani – Sqarim rreth tekfirit, bidatit, fiskut

 

Shejh Albani – Sqarim rreth tekfirit, bidatit, fiskut

 

 

Shejh Albani sqaron parimin, “ai i cili nuk është me ne, atëherë, ai është kundër neve, ai i cili nuk e bën kafirin kafir është kafir, ai i cili nuk e bën bidatçiun bidatçi është bidatçi…”

 

Pyetësi: Ekzistojnë parime, me të cilat disa prej të rinjve veprojnë me to, dhe prej këtyre rregullave është, “Kush nuk e deklaron një jobesimtar[kafir] si jobesimtar[kafir] atëherë ai është jobesimtar[kafir]. 

 

Pastaj, “kush nuk e deklaron një risimtar[bidatçi] të jetë risimtar[bidatçi] atëherë ai është risimtar[bidatçi]”, dhe një rregull tjetër “Ai i cili nuk është me neve, atëherë, ai është kundër neve”

 

Cili është mendimi juaj për këto rregulla, O Shejh?

 

Shejh Albani: Dhe, nga kanë ardhë këto rregulla?! Dhe, kush i ka formuluar ato?

 

Kjo, më kujton një shaka e cila tregohet në atdheun tim, Shqipërinë. Babai im, Allahu e mëshiroftë, e ka rrëfyer në një takim.

Në atë tregim, ai tregon se një dijetar kishte vizituar një mik të tijin në shtëpinë e tij dhe kur u largua ai e shpall shokun e tij jobesimtar[kafir].

 

Ai u pyet, përse?

 

Në vendin tonë kemi një traditë, dhe mendoj se është[diçka] e njëjtë në vendet e joarabëve. Ata lavdërojnë dhe respektojnë, dhe nderojnë dijetarët me disa zakone dhe tradita të cilat dallojnë nga vendi në vend.

 

Prej këtyre është ajo se kur një dijetar hyn në një shtëpi, duke vizituar dikë, pastaj duke dalë këpucët e tij do të duhej të ktheheshin mbarë, kështu që, dijetari nuk do të ketë nevojë që të lodhet duke i kthyer në anën tjetër – ai vetëm i gjen këpucët të gatshme për të dhe i rrëshqet këmbët në to.

 

Andaj, kur ky dijetar vizitoi shokun e tij dhe i erdhi koha që të largohej, ai i gjeti këpucët të ishin sikurse i kishte lënë, d.m.th., mikpritësi nuk e kishte respektuar Shejhun dhe kishte lënë ato ashtu siç ishin.

 

Kështu që, dijetari tha se kjo është mosbesim[kufër].

 

Përse? Sepse mikpritësi nuk e kishte respektuar dijetarin, dhe ai i cili nuk e kishte respektuar dijetarin nuk kishte respektuar diturinë. Dhe, ai i cili nuk respekton diturinë nuk respekton atë i cili e solli këtë dituri dhe ai i cili dolli diturinë është Muhamedi – alejhis-selam – dhe ai vazhdoi kështu derisa erdhi tek Xhibrili dhe pastaj deri tek Zoti i Botërave, dhe në këtë mënyrë mikpritësi është jobesimtar[kafir].

 

Kjo pyetje[e juaja], ky rregull[ të cilin e përmende], më kujtoi këtë tregim!

 

Nuk është fare kusht që dikush i cili e ka shpallë një person të jetë jobesimtar ose i ka treguar[ngritur] argumentet kundër dikujt, që[si pasojë e kësaj] të gjithë njerëzit do të duhej të ishin me të në këtë gjykim të tekfirit[shpalljes jobesimtar], epse ai[ gjendja e personit] mund të jetë e hapur ndaj interpretimeve dhe [në këtë mënyrë] një dijetar tjetër mund të konsideroj se nuk është e lejueshme që të shpallësh atë person që të jetë jobesimtar, dhe e njëjta i përket shpalljes së dikujt që të jetë fasik[mëkatar i pabindur] ose bidatçi[risimtar].

 

Ky realitet është prej sprovave të kohës së sotme, dhe prej nxitimit të të rinjve të cilët gabimisht pretendojnë diturinë. Andaj, pika është se ky zinxhir[ i përfundimeve] ose të bërit e kësaj lidhjeje, nuk është e qëndrueshme aspak.

 

Kjo, është një çështje e hapur/gjerë. Një dijetar mund të besoj se diçka është e detyrueshme, ndërsa një tjetër[dijetar] se nuk është. Dhe, dijetarët e hershëm dhe ata që erdhën më vonë asnjëherë nuk u dalluan përveç për shkak të faktit se dera e Ixhtihadit nuk e bën të detyrueshme për të tjerët që të marrin opinionin e tij,’ që të tjerët duhet që të marrin opinioni e tij.’

 

Është vetëm pasuesi i verbër[mukalid] i cili nuk ka dituri, i cili duhet që të pasoj verbërisht.[jukalid].

 

Dijetari, i cili sheh tjetrin duke shpallur një person të jetë jobesimtar[kafir], ose fasik[mëkatar i pabindur] ose risimtar[bidatçi], por nuk pajtohet me mendimin e tij – nuk fare detyrë për të[dijetarin] që të ndjek atë dijetarin [tjetër].

 

Dhe kjo është një fatkeqësi e cila, inshaAllah, nuk është përhapur nga vendi juaj në [vendet] e tjera?

 

Pyetësi: Pasha Allahun, O Shejh, është prezente në vendin tonë, çështja e shpalljes së njerëzve të jenë risimtar[bidatçi] dhe shpallja e tyre të jenë jobesimtarë[kafirunë]…

 

Shejh Albani: Sa i përket Xhematit Tekfir, atëherë dihet mirë se është një grup që ka filluar në Egjipt dhe fitneja[fatkeqësia] ishte edhe këtu në Aman[kryeqyteti i Jordanisë] para se të vendosesha këtu, rreth 14 vjet më parë. Mirëpo, Allahu – azze ue xhel – i udhëzoi ata dhe ata u bën të drejtë në Sunet me neve.

 

Gjithashtu, disa prej tyre erdhën në Damask[kryeqyteti i Sirisë] përpara se të vija këtu[në Aman], dhe provuan që të përhapin fitnen e shpalljes së njerëzve të tjerë të jenë jobesimtar[kafirunë], por prapë, Zoti ynë nuk u dha sukses, dhe ata u kthyen duarthatë.

 

Sa i përket këtij devijimi, ai është akoma prezent në Egjipt dhe frikësohem se diçka  nga ajo mund t’i ketë arritur studentët e diturisë, Dhe, uAllahul must’ean [Allahu i kërkojmë ndihmë].

 

Fund.

 

 Referenca: El-Huda uen-Nur, 778

 Burimi në anglisht: www.shaikalbaani.wordpress.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read