Pse Kur’ani konsiderohet si shembulli më i lartë për sjelljen dhe moralin e njeriut?
Sepse Kur’ani:
  edukoi zërin tonë:
“…dhe ule zërin tënd!”
  edukoi ecjen tonë:
“…dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi!”
  edukoi shikimet tona:
“…mos i zgjat sytë (mos i kthe)!”
  edukoi dëgjimin tonë:
“…mos spiunoni (duke dëgjuar tinëzisht)!”
  edukoi ushqyerjen tonë:
“…edhe hani e pini dhe mos e teproni!”
  edukoi fjalët tona:
“…dhe flituni njerëzve me fjalë të bukura!”
  edukoi qëndrimin tonë:
“…dhe të mos flasë dikush në jo prezencë të tjetrit (prapa shpine)!”
  edukoi shpirtin tonë:
“…të mos tallet një grup njerëzish me një grup tjetër!”
  edukoi mendimet tona:
“…me të vërtetë, që diçka nga hamendësimi është mëkat!”
  edukoi thëniet tona:
“…dhe mos jep përgjigje (bën apo jo) pa pasur dije!”
  na mësoi të falim dhe të tolerojmë:
“…dhe ai që fal dhe përmirësohet, shpërblimin do e ketë tek Allahu!”
  Kur’ani është absolutisht i mjaftueshëm që të na edukojë e të na rregullojë jetët tona, për të qenë të lumtur.
“Ata që besuan dhe zemrat e tyre qetësohen me përmendjen e Allahut, dhe s’ka dyshim që vetëm me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.”
Lëre Kur’anin të ripërtërijë formimin tënd!
(Ajetet e marra nga suret:
Llukman
Huxhurat
Isra
Ra’ad
Shuraa…etj)
————————————
/https://t.me/isyourlife_AN





















