BallinaTEZKIJEAmbiciet dhe SuksesiShkolla Fillore Islame e ranguar si më e mira në Otava nga...

Shkolla Fillore Islame e ranguar si më e mira në Otava nga Instituti Frejzer

 

Shkolla Fillore Islame e ranguar si më e mira në Otava nga Instituti Frejzer

 

 

Një shkollë islame private, Shkolla Abraar, u vlerësua si shkolla fillore me notën me te lartë në Otava për rezultatet ne lexim, shkrim dhe matematikë sipas një studimi të lëshuar të dielën.

 

Ndërkohë, performanca akademike e shkollave publike fillore në Otava mezi u ngrit mbi mesataren krahinore, dhe u tejkalua nga shkolla katolike, thotë Instituti Fraser; një politikë publike që rendit shkollat ​​fillore dhe të mesme gjate vitit.

 

Mesatarisht, shkollat ​​e Distriktit te Ottawa-Carleton i vlerëson Bordi shkollor me nota nga 6,1 ne 10, në krahasim me mesataren provinciale nga e gjashta tek e dhjeta. Bordi i shkollës katolike shënoi një mesatare prej 6.6 nga 10.

 

Shkolla Abraar, qe gjendet në Grenon Avenue në perëndim te Otavës, arriti notën 9,4 nga 10. Ajo ka zënë vendin e 41të në krahinë.

 

“Ne jemi shumë të ngazëllyer”, ka thënë drejtori Mohammed Salim. “Ne kemi një ekip të dedikuar të mësuesve, të cilët me të vërtetë i kuptojnë nxënësit. Ata kanë një pedagogji kulturore relevante që u mundëson atyre që të arrijnë studentët tanë.”

 

Karta e raportit te institutit 2013 mbi normat elementare të Ontarios për shkollat ​​publike vlerëson 2714, shkolla publike, katolike, frankofone dhe shkollat ​​private fillore.

 

Ajo përdor të dhënat nga testet vjetore te provincës ne shkrim, lexim dhe matematikë e administruar nga  Zyra e përgjegjësisë dhe kualitetit edukativ te Qeverise se Ontarios (EQAO).

 

“Raporti ynë i ndihmon prindërit dhe edukatorët prioritizimin e sfidave të mësimit në shkollat ​​e tyre,” thotë Peter Cowley, Drejtori i institutit Fraser, Institutit te studimeve dhe performancës shkollore. “Të gjitha shkollat ​​janë të afta për përmirësim, pavarësisht nga sfidat personale apo familjarët me te cilat nxënësit e tyre mund të përballen.”

 

Pas Abraar, shkollat ​​me note të lartë ne Otava janë: George-Etienne Cartier- Shkolla katolike fringe, ( e 57ta ne province); Shkolla publike Katimavik në Kanata ( e 78ta ), Shkolla Publike e Hilson Avenue (e 88ta), shkolla katolike Shën Isidor në Kanata dhe shkolla katolike frënge Édouard-Bond, (të dyja të vendosura  ne vendin e 105te).

 

 

Përktheu: Naim Berisha

Burimi në anglisht: ottawacitizen.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

Must Read