BallinaSpikasimShokët ndahen në 3 kategori

Shokët ndahen në 3 kategori

Shejkh Ibn Uthejmin [rahimehullah] ka thënë: Shokët ndahen në 3 kategori

Kategoria e parë: Shok për interes
Është ai i cili është shoku yt për aq kohë sa mund të përfitojë prej teje për shkak të pasurisë, statusit (pozitës) ose të tjera si këto. Nëse përfitimi pushon ai menjëherë bëhet armiku yt, sikur ai nuk të njeh ty e as ti nuk e njeh atë. Sa të shumtë në numër janë këto lloj shokësh. Sa të shumtë janë ata që bëjnë akuza përsa i përket sadakasë.

Allah عز و جل thotë në #Kuran:

وَمِنْهُم مَّن يَلْمِزُكَ فِي الصَّدَقَاتِ فَإِنْ أُعْطُوا مِنْهَا رَضُوا وَإِن لَّمْ يُعْطَوْا مِنْهَا إِذَا هُمْ يَسْخَطُونَ “

Dhe nga ata janë disa që të akuzojnë ty (O Muhammed) në çështje (ndarjen) e lëmoshes. Nëse u është dhënë pjesë prej saj ata janë të kënaqur, por nëse nuk u është dhënë pjesë prej saj, shiko me vëmendje! Ata janë të inatosur (irrituar)! ”
[#Surja Teube ajeti 58]

Ai mund të jetë një shoku yt i ngushtë dhe ti e shikon atë si më të nderuarin e njerëzve dhe ai të shikon ty në të njejtën mënyrë. Një ditë ai të thotë: ”Ma jep librin tënd që ta lexoj.”
Ti i thua: ”Pasha Allahun më duhet libri nesër (kështu që s’mundem të ta jap )” Ai bëhet arrogant dhe shfaq armiqësi (urrejtje) kundrejt teje. A është ky një shok (i vërtetë)? Ky është një shok për interes!

Kategoria e dytë: Shoku i qejfit.
Domethënë ai shoqërohet me ty, sepse ai gjen kënaqësi në të folurit (biseduarit) me ty, të shoqëruarit me ty dhe të qenurit me ty. Sidoqoftë ai nuk përfiton nga ti e as ti nuk përfiton nga ai. Asnjëri nga ju nuk përfiton tek tjetri. Nuk është gjë tjetër (ky shoqërim) vetëm se humbje kohe.
Përsa i përket kësaj, ti duhet të jesh në dijeni se ai po të humbet kohën tënde!

Kategoria e tretë: Shoku i vërtetë.
Ai të mban në atë drejtim që të zbukuron dhe të ndalon nga ajo që të shëmton. Ai të hap dyert e mirësisë dhe të drejton drejt tyre. Nëse ti ”rreshqet” ai të korrigjon në një mënyrë që nuk e dëmton nderin tënd. Ky është shoku i vërtetë!”

📚[Sherh Hiljah Talib El-Ilm; fq. 102]

Must Read