BallinaProjekteShpërndarja e fletëpalosjeve - 2013

Shpërndarja e fletëpalosjeve – 2013

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndarja e fletëpalosjeve, 2013

 

Bismil-Lah uelhamdulil-Lah ues-salatu ues-selamu ala resulil-Lah

 

Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh

 

“Kuptimet Thelbësore” quhet paketa e fletëpalosjeve, shpërndarjen e të cilave tani më e kemi bërë traditë vjetore, ku në çdo verë organizojmë shpërndarje masive, qofte në qytete të ndryshme me stenda dhe nëpër rrugë, qoftë nëpër xhamia ose vende tjera.

Këtu paraqesim disa fotografi nga aktiviteti i shpërndarjes në vitin 2013, ku në qytetin e Ferizajt për tri ditë janë shpërndarë afërsisht 45,000 fletëpalosje në tetë tituj të ndryshëm. Aktiviteti është realizuar në qendër të qytetit dhe është shënuar në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizaj, por ditën e premte kemi bere shpërndarjen edhe nëpër xhamia. Përveç qytetit të Ferizajt, ku është bërë shpërndarje masive, kemi shpërndarë fletëpalosje edhe në qytete tjera por në sasi shumë më të vogël.

 

Këto janë titujt që i kemi deri më tani, dhe pritet shumë shpejt të shtohen edhe tituj të tjerë:

 

  1. Kushtet e besimit islam
  2. Shtyllat e Islamit
  3. Njëshmëria e Zotit
  4. Islami nuk është fe e ekstremizmit
  5. Keqkuptimet për islamit
  6. Rëndësia e namazit
  7. Profeti Muhamed
  8. E vërteta për Isain
  9. Te drejtat e gruas ne Islam
  10. Kurani – shpallja e fundit
  11. Shkenca ne Islam
  12. Mëshira e Allahut
  13. Islami për fëmije
  14. Rreziqet e Kamatës

Ndërsa titujt ne vijim janë:

 

  1. Njihe Islamin
  2. Cili është qëllimi i jetës
  3. Hixhabi (Shamia)
  4. Vdekja dhe jeta pas vdekjes sipas Islamit
  5. Ateizmi sipas islamit
  6. Pse Islami? Bukuria dhe dobitë e Islamit
  7. Islami – Pyetje dhe Përgjigje
  8. Profetësia në Islam
  9. Kurthet e Shejtanit

Dhe të tjerë me lejen e Allahut të Lartësuar!

 

Në vitin 2014 nuk kemi qenë aktivë me shpërndarje, por planifikojmë që verën e vitit 2015 ta bëjmë një shpërndarje po ashtu masive, vetëm se kësaj rrage grupin e synuar e kemi xhematin e xhamisë ditën e xhuma.

 

Lusim Allahun ta bëjë këtë vepër vetëm për hir të Tij dhe të na e lehtësojë atë!

 

Linku i fotografive:

https://www.dropbox.com/sh/vdle8cnqn1pd8e6/AACZiz9HahPwDrkDYt1joUJia?dl=0

 

 

Solli per ju: www.fejaevertete.com

Ues-Selamu alejkum!

Must Read