Atij që Allahu i dëshiron të mirën, i dhuron qëllimin e mirë në kërkimin e dijes, të cilën ai e merr për të përfituar vetë dhe të tjerët prej saj, dhe nuk ngurron të veprojë ashtu siç e udhëzon dija. Kështu, atë njeri do ta gjesh larg njerëzve të dynjasë, bën kujdes nga shoqërimi me njerëzit e rëndomtë, kënaqet me pak nga frika e dynjasë, nëse do të merrte shumë prej saj, parapëlqen vetminë, sepse nuk ka përkujtues më të mirë se ajo për botën tjetër.
Nuk ka gjë më të dëmshme për hoxhën se hyrje-daljet e tij te pushtetari, sepse ky i fundit ia zbukuron këtë botë dhe ia nënvleftëson të keqen. Ndoshta hoxha dëshiron që të kundërshtojë një të keqe dhe tërhiqet për ta bërë këtë. Nëse bindjet fshihen dhe egoja i jepet luksit të kësaj bote, nuk ka asnjë mundësi për të shpëtuar prej saj, sepse do t’i duhet të përballet me dashamirësit e saj. Njeriu ecën për një orë në treg dhe harron atë që ka mësuar, e çfarë mund t’i ndodhë atij nëse kësaj i shtohen edhe hyrje-daljet nëpër pasanikë dhe lakmia për pasurinë e tyre?
Sʜᴋᴇ̈ᴘᴜᴛᴜʀ ɴɢᴀ ʟɪʙʀɪ “Gᴊᴜᴇᴛɪᴀ ᴇ ᴍᴇᴅɪᴛɪᴍᴇᴠᴇ” – Ibn Xheuzi