BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeSi do të jetë gjendja e të vdekurve në Ditën e Kiametit?

Si do të jetë gjendja e të vdekurve në Ditën e Kiametit?

 

Pyetja:

Si do të jetë gjendja e të vdekurve në Ditën e Kiametit gjatë shkatërrimit të kësaj bote? A do të jenë pjesëmarrës ose a do të ketë ndonjë ndikim dita e shkatërrimit tek ata, po mendoj shkatërrimi total i kësaj bote. Selamu alejkum!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Me vdekjen e njeriut ndërpritet çdo lidhje e tij me jetën e kësaj bote, përveç gjërave të cilat i përjashton Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur njeriu vdes, i ndërpriten veprat, përveç tri sosh: sadakaja rrjedhëse, dituria nga e cila kanë dobi të tjerët dhe fëmija i mirë që lutet për të.” Shënon Muslimi.
Prandaj njeriu me vdekjen e tij kalon në një fazë që quhet jeta e berzahut, e cila është e veçantë dhe kjo është faza në të cilën pret ringjalljen. Duke pasur parasysh këtë, të vdekurit nuk do të jenë pjesëmarrës në atë që do të ndodhë me këtë botë, gjegjësisht gjatë shkatërrimit të kësaj bote.
Momenti të cilin do të fillojnë ta ndiejnë të vdekurit është kur i fryhet Surit, që ata të ringjallen. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre. E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të Dërguarit.” (Jasin, 51-52


Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi 

16.5.2008

Burimi: http://www.klubikulturor.com

www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read