BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaSi mund t'i edukojmë në mënyrë të duhur fëmijët tanë në kohën...

Si mund t’i edukojmë në mënyrë të duhur fëmijët tanë në kohën e internetit

Si ta edukoj fëmijën tim?

Hoxha i njohur, dr. Nasir ibn Sulejman El Umeri është pyetur se si mund t’i edukojmë në mënyrë të duhur fëmijët tanë në kohën e internetit, ku mundësia për të bërë harame të ndryshme është shumë e madhe. Pra, si të arrihet ky qëllim fisnik, në mënyrë që fëmijët tanë të bëhen të devotshëm, të virtytshëm, përmirësues dhe sakrifikues në rrugën e Allahut?

Hoxha është përgjigjur:

Lavdet janë për Allahun, Zotin e botëve. Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (sal-lallahu alejhi ue selem!) familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij…

Më pas:

Allahun e Madhërishëm e lus që t’i bekojë fëmijët tanë dhe t’i bëjë prehje për sytë tanë, nga devotshmëria e tyre. Ndër gjërat më të rëndësishme që ndihmojnë në edukimin e mirëfilltë të fëmijëve janë këto:

Devotshmëria ndaj Allahut në fshehtësi dhe sheshazi.
Gruaja e sinqertë, e cila të ndihmon për ta arritur këtë qëllim.
Shtëpia e ngritur mbi devotshmëri, e pastër nga ndalesat, e në veçanti nga instrumentet muzikore.
Shoqëria e mirë, e cila i ndihmon fëmijët t’i shmangen rrugës së keqe.
Përzgjedhja e shkollave (kopshteve) të përshtatshme, për ta dërguar fëmijën tënd në to, mëngjes e mbrëmje.
Ngrënia e pasurisë së lejuar (hallall) dhe largimi nga të ndaluarat.
Angazhimi i fëmijës në gjëra që i bëjnë dobi, si dhe ruajtja e tij nga shoqëria e keqe dhe koha e lirë.
Shoqërimi me fëmijën tënd dhe lidhja e fortë me të dhe ndjesia e tij se ti je në dijeni për gjendjen e tij, si dhe inkurajimi në gjërat që i bëjnë dobi.
T’i dhurosh nga pasura jote, aq sa ka nevojë, pa e tepruar dhe pa ia lënë mangët.
Përmirësimi i gabimeve të tij me urtësi, durim, dashamirësi, vendosmëri dhe butësi.
Duaja dhe istigfari i shumtë (kërkimi i faljes nga Allahu), siç përmendet në Kuran: “Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga ngratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”” [Kurani: 25:74]
Për fund, lus Allahun të na japë sukses dhe të na i përmirësojë shtëpitë dhe familjet tona!

Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (alejhis salatu ues selam), mbi familjen dhe shokët e tij!

Përktheu:

Bekim Kokollari

Artikulli paraprakLutjet që nuk refuzohen
Artikulli tjetërTrimi i vogël

Must Read