BallinaTEZKIJEAmbiciet dhe SuksesiSi t’a arrijmë agjërimin e një viti të plotë?! (Hadith)

Si t’a arrijmë agjërimin e një viti të plotë?! (Hadith)

Si t’a arrijmë agjërimin e një viti të plotë?! (Hadith)

Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin e pastaj e përcjellë dhe me gjashtë ditë nga Shevvali, është sikur ta ketë agjëruar tërë kohën (vitin).” (Muslimi)
Domethënia e hadithit: “…është sikur ta ketë agjëruar tërë kohën.”: është për qëllim viti, ngase e mira shpërblehet me dhjetë sosh. Agjërimi i Ramazanit vlerësohet si agjërim për dhjetë muaj ndërsa ai i gjashtë ditëve për dy muaj. Kështu kemi 12 muaj agjërim.
Preferohet për besimtarin t’i agjërojë këto gjashtë ditë ndërsa më e mira do të ishte që të filloj menjëherë pas Ramazanit për shkak se ajetet dhe hadithet preferojnë nxitimin me vepra të mira. Madje, nga vet shprehja në hadith: “…e përcjell (etbeahu)” sikur kuptohet kjo.
Prej shenjave të pranimit të veprës së mirë është pasimi i saj me vepra të mira. Pra, vazhdimi me adhurime.
Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit është sikur falja e sunneteve pas namazeve farze. Shpejtimi me të, pra mos vonimi i agjërimit të tyre, është më i preferuar për shkak të gjallërisë dhe forcës shpirtërore që ndien besimtari pas Ramazanit.

Burimi:
http://denana.com
sedatislami.com
Përshtati: Sedat ISLAMI

Must Read