BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaSi ti bëjmë fëmijët tanë ta duan Kur’anin ?

Si ti bëjmë fëmijët tanë ta duan Kur’anin ?

 

Si ti bëjmë fëmijët tanë ta duan Kur’anin?

 

1- Dëgjo Kur’an duke qenë ai ende embrion.
2- Dëgjo Kur’an kur ai është foshnje gjiri.
3- Lexo Kur’an para tij.
4- Dhuroja atij një Kur’an! 
5- Kur ai bën hatme Kur’anin, bëje të ndihet i madh!
6- Tregoja atij tregimet që janë përmendur në Kur’an.
7- Përgatit një garë në mësimin e kaptinave të shkurtra të Kur’anit.
8- Përgatit një garë se ku gjendet ky ajet, apo ku gjendet kjo fjalë.
9- Bëje Kur’anin shokun e tij në çdo vend.
10- Bëje atë të lidhur me shkencat e Kur’anit.
11- Bliji atij CD mësimdhënëse.
12- Nxite të marrë pjesë në gara të Kur’anit në shtëpi, shkollë, xhami, etj.
13- Inçizo zërin e tij duke lexuar Kur’an.
14- Dëgjoje atë duke të treguar tregimet e Kur’anit.
15- Nxite të dalë imam posaçërisht në namazet vullnetare (nafile).
16- Shoqëroje kur mëson Kur’an në shtëpi.
17- Paguaja kursin e Kur’anit.
18- Kujdesu për pyetjet e tij rreth Kur’anit.
19- Sjelli fjalorë të thjeshtë rreth gjuhës arabe.
20- Sjelli libra të lehta të tefsirit (komentimit te Kur’anit).

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read