BallinaAKTUALETë ndryshmeSirianët shpresojnë akoma në fitoren e revolucionit

Sirianët shpresojnë akoma në fitoren e revolucionit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sirianët e vendosur në Qendrën e strehimit TEKEL, që është ngritur në komunën Yayladag të provincës Hatay, i ruajnë akoma shpresat në fitoren e lëvizjes revolucionare.

Sirianët e strehuar në Turqi për shkak të luftës civile në vendin e tyre, besojnë se regjimi i Esadit do të përfundojë në Siri, ku shumë njerëz kanë humbur jetën në 4 vjet.
Lufta në Siri filloi më 15 mars 2011 dhe ka lënë tashmë prapa 4 vjet. Lufta ka kthyer në refugjatë më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit. Herë- herë në zona të caktuara përleshjet vijnë duke u intensifikuar.
Sirianët që qëndrojnë në qendrën e strehimit TEKEL, që është ngritur në komunën Yayladag të qytetit Hataj, ruajnë shpresën se akoma “Lëvizja revolucionare do të përfundojë me fitore”, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë.

42-vjeçari Suan Sakura nga rajoni Idlib i Sirisë tha për gazetarin e agjencisë AA se familja e tij është nga të para është larguar për shkak të luftës dhe janë të detyruar të vazhdojnë të jetojnë larg vendit të tyre që prej 4 vjetësh. Sakura shprehet se ata që veprojnë e punojnë për krijimin e një sistemi të ri në Siri, kanë qenë të ekspozuar më shumë ndaj sulmeve të qeverisë së Esadit. “Shtëpia jonë u bombardua me avionë. Populli u largua për në Turqi, Jordani dhe Liban. Populli nuk ka se çfarë të bëjë. U shkatërruan shtëpitë, të gjitha sendet. Mizoritë që qeveria i ka bërë popullit të saj, nuk i ka bërë askush. Ka zgjatur shumë por, ne besojmë me shpirt në këtë revolucion dhe shpresojmë të mbyllet me fitore”, shton Sakura.
– “Po luftojmë me Iranin”
Ndërsa Abu Halid (69 vjeç), i cili është larguar nga rajonet e Lazkijes dhe është strehuar në Turqi, theksoi se persekutimi dhe mizoria në Siri vazhdon akoma. Halid uron që lufta në Siri të përfundojë dhe të kthehen një ditë në vendin e tij. “Shumë vende në botë, kryesisht Irani mbështet pushtetin e Esadit. Tashmë në kufi po luftojmë me milicët e Iranit. Qeveria, kontrollet në kufi ia ka lënë plotësisht Iranit. Pra po luftojmë me Iranin”, sqaron ai.
Halid beson se regjimi i Esadit do të përfundojë dhe falënderon Turqinë dhe Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, që u kanë hapur dyert./trt/kohaislame

Must Read