BallinaAKTUALETë ndryshmeTerroristët radikal marksistë marrin përgjegjësinë për sulmin në Ankara

Terroristët radikal marksistë marrin përgjegjësinë për sulmin në Ankara

 

Terroristët radikal marksistë marrin përgjegjësinë për sulmin në Ankara

 

Një grup radikal marksist mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë që ndodhi të premten pranë kompleksit të ambasadës amerikane në Ankara, ku u vra një roje turke.
 
Në një deklaratë që bëri dje në Internet, Partia Revolucionare e Çlirimit të Popullit i cilësonte Shtetet e Bashkuara “vrasës të popujve të botës”. Këtë parti SHBA dhe BE e kanë cilësuar organizatë terroriste dhe ajo mendohet se ka kryer një numër sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë dekadave të fundit.
 
Në deklaratë thuhej se autori i sulmit, të cilin e cilësonte “luftëtar”, kreu një akt vetësakrifikimi.

 

Autori i sulmit identifikohej si Alisan Sanli dhe në internet paraqitej edhe një foto e tij, duke fshikulluar armë.
 
Media turke njoftoi se autoritetet kanë ndaluar tre persona lidhur me sulmin e së premtes, gjatë operacioneve të policisë në Stamboll dhe Ankara.
 
Gjithashtu dje, roja e sigurimit që u vra në atë sulm u varros pranë Ankarasë. Ai u njëjtësua si Mustafa Akarsu./voa/

 

Terrorizmi posedon vetëm një ngyrë, një ideologji e mbrashtë, por asesi një veprim i tillë nuk është Islamik! 

 

www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read