Tevessuli dhe llojet e tij
Pyetja:
Pyetësi pyet Shejh rreth tevessulit ( formë e kërkesës së afrimit tek Allahu ndërmjet disa veprimeve; ndërmjetësim), llojeve të tij, dhe që të jetë me lutjen e të devotshmëve?
Shejh Salih el-Feuzan:
Tevessuli është dy llojesh: I llojit të ligjësuar (lejuar) dhe i llojit që është i ndaluar.
Tevessuli i llojit të lejuar është:
- Tevessuli tek Allahu me anë të Emrave të Tij dhe Atributeve apo
- Tevessuli nëpërmes veprave të mira ose
- Tevessuli duke i kërkuar një personi të gjallë, prezent, që ai të lutet për ty në lidhjet me çështjet e tua;
Të gjitha këto janë të lejuara.
Tevessuli i ndaluar është:
- Tevessuli i bërë me anë të nderit të krijesave, apo me të drejtën e tij apo me anë të personalitetit të tij apo me anë të mirësisë së tij.
Ky lloj i tevessulit është i ndaluar. Nëse personi i cili vepron kështu i drejton diçka nga adhurimi atij me anë të cilit bëhet tevessuli, atëherë ky është shirk i madh, sikurse ishin edhe ithtarët e xhahilijjetit (injorancës Islamike).
(Allahu thotë) “Ata adhurojnë – përveç Perëndisë – atë që as nuk u bënë dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tonë te Perëndia…!” (Junus, 18).
(Kështu) sikurse gjenden shumica e adhuruesve të varreve; ata të cilët kërkojnë afrim (tek Allahu) me anë të të vdekurve me veprime të ndryshme të adhurimit dhe thonë: “Këta do të ndërmjetësojnë për neve tek Allahu”. Dhe, ky është shirk i madh!
Referenca: http://alfawzan.af.org.sa/node/14512
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com