THIRR NË HESHTJE… ME EDUKATËN TËNDE!!!
Një djalosh musliman kishte shkuar për studime në Gjermani.
Në dhomën që banonte, përballë saj, banonte një djalosh gjerman, dhe mes tyre nuk kishte miqësi, porse ai (gjemani) thjeshtë ishte fqiu i muslimanit.
Djaloshi gjerman kishte udhëtuar diku. Ai (gjermani) ishte abonuar në një gazetë, dhe (gazetat) i vinin çdo ditë në postën e dhomës së tij që ishte vendosur, tek dera jashtë.
Muslimani vërejti se numri i gazetave çdo ditë po shtohej… u interesua për fqinjin e tij dhe e kuptoi se ai kishte udhëtuar dhe do të kthehet prapë; kështu që ai i morri gazetat dhe i vendoi në një vend të posaçëm në dhomën e tij, kështu veproi edhe ditëve në vijim duke ia grumbulluar dhe paluar gazetat ditore.
Pas dy apo tre muajve fqinj i tij u kthye prapë. Muslimani e përshëndeti, i dëshiroi mirëseardhje, dhe ia dhuroi të gjitha gazetat duke i thënë se kam pasur frikë që mos je duke e përcjellur ndonjë artikull, apo i inkuadruar në ndonjë garë dhe desha që ajo të mos të të humbasë.
Fqinji e shikoi djaloshin çuditshëm për këtë kujdes të veçantë dhe i tha: A ka nevojë që të paguaj apo qeras diçka për këtë veprim?
Muslimani ia ktheu: Jo, porse feja jonë na mëson që të sillemi mirë me fqinjin, ndërsa ti je fqinj im dhe e kam për obligim të sillem mirë me ty.
Djaloshi vazhdoi të sillej mirë me fqinjin e tij, dhe sjellja e tij u bë shkak dhe ai hyri në fenë tonë (në islam).
E ka thënë të vërtetën Omer bin Abdulazizi, Allahu e mëshiroftë!: Bëhuni thirrës në rrugën e Allahut në heshtje; i thanë: Si është mundur kjo? U përgjigj: me edukatën tuaj.
Përshtati: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com