Tinejxherët në mjedisin shqiptar
Shkruan: Dr. Ali Iljazi
Prindërit dhe mjedisi janë të bindur që kjo periudhë – trembëdhjetë deri në ntëmbëdhjetë vjeçare është e rëndë dhe e ndërlikuar, si dhe e mbushur përplot me tendosje, peripeci dhe frustacione.
Ndërsa tinejxherët ankohen se nuk hasin në mirëkuptim dhe përkrahje në mjedisin ku jetojnë.
Në librin e tij “Mbrojtja e tinejxherëve nga jeta e kulqedrës”, Bettie B. Youngs, kështu e përshrkuan personin adoleshent:
• Lërë pas fëmijërinë e tij dhe depërto nëpër fazat e adoleshencës;
• Kur frikësohet shpejt kthehet në sigurinë fëmijërore;
• Kalon nëpër ndryshime fizike dhe psikike rapide dhe intenzive;
• Dëshiron të jetë i pavarur por nuk ka përvoj të mjaftueshme jetësore, që të futet lirisht në shoqërin të cilës i takojnë;
• Ka nevojë që ti paraqet nevojat e tij individuale duke i marrë tejet serioze;
• Ende nuk e ka të ndërtuar sistemin e vlerave që do t’i ofrojnë strehim të sigurt dhe qëllim për të cilin vlenë të jetohet;
• Është i mbyllur brenda varësisë financiare dhe emocionale të familjes;
• Mundohet të sjellë mendime afatgjatë – karierë, vlera jetosore, lidhje bashkëshortore;
• Qartë dallon ndryshimin mes sjelljes së të rriturve dhe rregullave të cilat ata i kanë vendosur;
• Ka kuptim të kufizuar të rënjeve dhe ngritjeve emocionale;
• Ka kuptim të kufizuar se si të përballet me ndryshimet e disponimit;
• Ndërton vetëdijën për unin e tij;
• Ndihet i vetmuar dhe i braktisur kur prindërit nuk janë prezent fizikisht dhe emocionalisht;
• Ka nevoj të madhe që më të moshuarit ta vështrojnë dhe ta orijentojnë;
• Dëshiron që prindërit ta duan, pranojnë dhe të kujdesen;
• Dëshiron udhëzim dhe këshillë;
• Më së tepërmi mëson nga gabimet dhe sprovat e përsëritura;
• I nevoitet mjeshtri që të përballet me streset dhe krizat;
• Në rrethin e ngushtë kërkon individ të rritur të cilët do të jenë shembull i pjekurisë jetësore;
• Nëse nuk e gjen brengën dhe përkrahjen në familjen e tij, atëher e kërkon në mesin e moshatarëve;
• Është i ekspozuar rrezikut të madh të duhanit, alkoolit, prostitucionit, dhunës familjare (fizike dhe psikike), perversioneve seksuale dhe mendimeve vetëvrasëse.
Me fjalë tjera, të gjitha që përmendëm duhet kaluar që të formohet individi i shëndosh dhe stabil. Përderisa tinejxherët gjurmojnë për identitetin dhe vendin e tyre në shoqëri, prnidërit bartin në supe një rol tejet të rëndësishëm. Ky rol kërkon nga ata që çdo ditë të përkujtojnë që puberteti është periudhë tranzitore e cila shërben si urë kaluese për ardhmëri dhe i ka ditët me diell dhe shi. Më tej, duhet të jenë të udhëzuar sa më detalisht në ndryshimet emocionale, sociale, mentale dhe trupore të tinejxherëve të tyre sepse në këtë mënyrë gjithmon do të kenë të hapur kanalin për komunikimin me ata dhe do të dinë të zgjedhin qasjen edukative më të mirë. Mirëpo, çfarë ndodhë kur mungojnë kujdesi, udhëzimi dhe pjesmarrja aktive e prindërve?
Tregimi i cili flet pason më së miri!
Tregimi për Albanin
Si çdo ditë tjetër ditë të punës, Albani pas shkollës kthehet në shtëpi. Hapi derën dhe e pa nënën duke telefonuar mikeshën e saj. Hodhi çantën e shkollës në një kënd. i lodhur erdhi te dhoma e ditës dhe pa menduar. Kyqi televizorin. Kur e pa vëllau i vogël, menjëherë vrapoi deri te televizori për të parë programin. Albani menjëherë e shtyri duke ia treguar karrikën “tani humbë atje”, me zë të ashpër. Por, vllau i vogël duke e lutur iu drejtua Albanit që të ulet me të në divan. Mirëpo Albani as që dëshiroi ta shiqoj, por vetëm me gisht i tregoi që të largohej nga dhoma.
Atëherë vëllau i vogël filloj të qaj me zë. Nëna, menjëherë e ndërpreu telefonin dhe ju drejtua Albanit: “Alban sa herë të kam thënë të kujdesesh për vëllaun, mos u sill si foshnje, ndale televizorin dhe ngritu nga divani. Pastro atë që ke para vedit.
Sa e pastrova shtëpin e tij e bëre kopsht zologjik. A je kujtua ta falësh drekën?”
Albani i çuditur u kthye kah nëna e tërbuar duke i thënë: “ç’është me ty nënë? Çfar kam bërë? “çfar më tha mua? A kështu flitet me nënën? Turp për ty. Ti nuk je në mend.” Albani u ngrit duke drejtuar nënës një shiqim.. me hidhërim dhe nervoz, dhe shkoi në dhomën e tij duke mbyllur derën pas vetit me forcë të madhe. U shtri në krevat me ndjenjën e frymëzërjes.
Pyeti, athua pse është e tillë jeta e tij?! Javën e kaluar përjetoi të njejtën goditje. Kishte ndjenjën se çfarë do që kërkonte komenti ishte NUK BËN. Disa ditë më vonë e morri pesëshe në anglisht dhe tresh në matematikë. Babai e lavdëroi për anglisht dhe ashpër e kritikoi për matematikë. “Ti sje për asgjë!”
Albani nuk e kishte të qartë, përse çdo gjë e tij bëhej problematike në syt e babait dhe nënës. Mendonte sikur të kishte lindur në ndonjë familje tjetër. Ishte bërë i ndishëm në çdo fjalë dhe shikim. Ndjente se është i refuzuar në shtëpi por edhe në shkollë. Për të penguar konfliktin, heshte dhe tërhiqej në vetvete.
Për një moment shetitëm në jetën e një tinejxheri shqiptar dhe prindërve të tij të cilët dëshironin të ken fëmij të edukuar bukur, por nuk kan qasje të shëndosh ndaj fëmiut. Metoda e tyre edukative ishte presioni, ofendimi, zhurma, mosbesimi dhe moskuptimi. Shpesh kemi rastin të shohim si gjenerata të ndryshme të prindërve shërbehen me metodën e përmendur e cila në themel është treguar destruktive për stabilitetin emocional dhe zhvillimin e vetbesimit tek fëmijët me ‘rinia’ (nuk është e lexueshme). E vërejtëm se ka ndikuar në tërheqjen e Albanit dhe konfliktin në mes vetës, familjes dhe shoqërisë. Disa fëmijë në atë mjedis dinë të reagojnë edhe ndryshe si p.sh me gënjeshtra dhe ikje nga shtëpia dhe shkolla. Këto janë mekanizma mbrojtës dhe ventil lirimi sepse nuk kan shans të tregojnë se çfarë ndjejnë dhe kan nevojë.
Mendoni tani nënën e Albanit përsëri, por sikur të reagonte ndryshe. P.sh para derës ta priste të birin me përshëndetje të bukur, në vend që ta qortonte. Ajo tregoi se thirrja telefonike ka qenë më e afërt se fëmiu i saj. Ose sikur p.sh ta përqafonte duke e pyetur si e kaloi sot ditën dhe çfarë ka në plan të bëjë më tej. Ose skur ti ofronte një supë të nxehtë në vend sulmit verbal. Ose sikur ta ftonte Albanin që së bashku ta falin namazin e drekës duke i thënë që ai të bëhej imam se bukur lexon Kur’anin. Atëherë do të kishim një imazh krejt tjetër, një mjedis tjetër në të cilin Albani ushqehet me ndjenja pozitive, në të cilin i rritet vetëbesimi dhe prindërit nërtojnë një autoritet të drejtë. Në jetë çdo gjë është e bazuar në principin e bumerangut, ashtu siç hudhim ashtu kthehet. Nëse dëshirojmë që fëmijët tanë të na ndërtojnë atëher edhe ne duhet të sillemi në të njejtën mënyrë ndaj tyre.
Në sutiata të ngjajshme prindërit shpesh akuzojnë hormonet për sjelljen joadekuate të tinejxherëve të tyre, dhe mund të dëgjojmë si thonë “ah tipike për pubërtet” ose “hormonet e kan çmendur” etj. Më së lehti është që përgjegjsinë prindore ta hudhim në sistemin ndaj të cilit nuk kemi kurrfar force as ndikim ose të cilin do ta zgjidhë mjeku. Mirëpo, është interesant që shkenctarët kanë fare pak argumente të cilët vërtetojnë lidhjen direkte të hormoneve me sjelljet njerëzore. Por, përkundrazi mjedisi ku individi jeton ndikon në formimin psikik dhe sjelljen e tij. Për ndryshimin e zërit nga ai i hollë në zë të thellë mund ti akuzojm hormonet. Por, për nervozën e fëmiut, pasigurinë e tij në shprehje, nuk mund ti akuzojmë hormonet sepse për këtë fajtor janë tjerët të cilët e kan përqeshur, përulur duke i thënë bile që nuk ka aftësi për asgjë, në krahasim me shokët e tij. Reaksionet negative dhe të pamenduara të afërmëve shkaktojnë ndryshime psiqike në gjendjen emocionale të tinejxherëve i cili është në fazën tejet të ndieshme në rrugën e ndërtimit të personalitetit të tij. Edhe buzëqeshja më e vogël e fshehtë ose provokimi në frizurën e re, syzat moderne, stilin e ri të veshmbathjes, rrojën e parë, zërin e trashë, mund të ketë ndikim se si do të ndihet tinejxheri, a do të jetë person i lumtur apo i palumtur dhe si do të rezonojë.
Se si këto reaksione do të formojnë ardhmërinë do të shohim nga shembujt në vijim.
Fëmijët të cilët më shpejtë zhvillohen nga moshatarët kanë ndërtim trupor më të fuqishëm dhe duken disi më të moshuar.
Dhe, mu për këtë njerëzit pa vetëdije i trajtojnë si të rritur, duke iu besuar obligimeve serioze dhe duke pritur që ata ti kryejnë me përpikmëri. Në këtë mënyrë ata bëjnë një presion të shëndosh duke e forcuar vetëbesimin e tyre. Në hulumtimet shkencore është treguar se këta fëmij më vonë, në jetë, më tepër anojnë kah vendet e punës udhëheqëse, por nuk kan lidhje familjare stabile sepse mendohen atraktiv dhe shpesh shumë herë martohen.
Në anën tjetër, fëmijët që piqen më vonë kanë konstruktin fëmijor dhe kështu i trajton edhe mjedisi, duke i përkdhelur, kujdesur për ata dhe duke i lëmuar mjedisi nuk ju bënë ndonjë shërbim të madh jetësor.
Këta tinejxher në moshën e mëvonshme të pjekurisë nuk kanë trimëri që të përballen me stresin, krizat dhe problemet si dhe të vehen në pozitën e autoritetit. Këta janë fëmijë përher të frikësuar, por në vete zhvillojnë aftësi inventive, andaj kanë jetë bashkëshortore të suksesshme.
Sa i përket femrave të cilat më herët zhvillohen duke kuptuar se janë të bukura, tërheqëse dhe që të gjithë e shikojnë, kjo shkakton që fokusimi i saj të jetë në formën trupore, armën e fshehtë për tërheqjen e vëmendjes së seksit të kundërt. Këto reaksione shpesh pasojnë pa vetëdije, pa menduar, si frut i mënyrës së komentimit në hapësirat tona. Hulumtimet kanë treguar se këto tinejxhere më herët fillojnë të argëtohen, më tepër shoqërohen me meshkuj më të vjetër, më herët martohen, shkolla nuk është vend tërheqës për këto, dhe në vitet e mëvonshme anojnë kah egocentriciteti.
Porosia ësthë e qartë, reaksioni i të afërmve në ndryshimet e tyre të jashme qofshin verbale ose jo verbale, ndikon në zhvillimin e personalitetit dhe rrjedhat jetësore të tinejxherëve.
“Ndryshoj në mënyrë dramatike, reagoj në mënyrë dramatike”.
“Jam simatike por jo shumë e bukur. Hundën e kam më të gjatë, dhe gjoksin e vogël. Por frizurën e kam të bukur. Do të dëshiroja të mos i kam këmbët kaq të trasha, por për këtë çdo ditë ushtroj” tha një tinejxhere 15 vjeçare.
Shkaku që adoleshentët janë të preokupuar për pamjen e tyre vie për shkak të ndryshimeve të ndryshme të cilat ndodhin në këtë periudhë. Gati të gjitha aftësitë kongnjitive të tinejxherëve janë të orientuara në analizën dhe krahasimet me moshatarët atraktiv dhe personat e mediave.
Tre brengat e tyre kryesore janë:
1. Brenga për ardhmëri – “individët e sukseshëm duken mirë”.
2. Brenga për dashuri – “do të jem i dashur vetëm nëse dukem mirë”.
Brenga për imixh – “imixhi i personave të njohur qëndron në pamjen e bukur”.
Tre aspektet esenciale jetësore: dashuria, suksesi dhe imixhi janë bazuar në periudhën e pubërtetit në paraqitjen e jashtme. Në këtë rast prindërit nuk duhet mohuar rëndësinë e pamjes trupore por edhe nuk duhet lërë tinejxherët e tyre nën impresionin se çdo gjë sillet rreth dukjes së jashtme.
Hulumtimet kan treguar që mungesa e vlerave të brendshme, për shkak të fokusimit ekstrem në materie mund të rezultoj me çrregullimet në ushqim, sikur anorexia nervosa, bulimia nervosa, obesiteti (trashësia) dhe format e tjera të mundshme që janë të lidhura ngusht me çrregullimet e disponimint, siç është në mes tjerash, çrregullimi bipolar, e që jo rrallë paraqitet në adoleshencë.
“Kur mendoj, atëher mendoj për veten”
“Mendoj që askush nuk më kupton plotësisht”
“Mendoj që kam disa shikues të fshehtë për të cilët vetëm une jam interesant”
“Mendoj se jam i veçant dhe jam mbi të tjerët për aftësit e mia”
“Mendoj që më është përcaktuar një fat jo i zakonshëm”
“Mendoj që jam i pa përballueshëm”
Këto janë format tipike të procesit të menduarit të tinejxherëve. Kryesisht janë në kufij në mes realitetit dhe fantazisë, sikur që ata vet janë në kufij në mes fëmiut dhe personit të rritur. Në rastet e përmendura vërehet metoda e ngritjes së vetbesimit kështu që në vete ndajmë komplimentet më të mira, dhe vehem në qendër të vëmendjes, e që është kulminacion i lumturisë dhe ëndërr e secilit tinejxher. Kjo formë e të menduarit nuk është e dëmshme nëse personi nuk humbaset largë nga imazhi real i vetës.
Këtu psikologët flasin për dy vetëdije themelore të tinejxherëve të cilat ndërjmet tyre ndihmohen:
• imazhi momental për veten
• imazhi i mundshëm për veten.
Vetëdija momentale ose aktuale ose imazhi për veten, siç thotë edhe vet sintagma, është rrethana jetësore e mbushur me përparësitë dhe mangësitë e adoleshencës, ndërsa imazhi i mundshëm për veten është në lidhje me ardhmërin dhe animin kah ndryshimet më të mira. Këto dy vetëdije në mënyrë konstante ndikojnë njëra në tjetrën dhe në këtë mënyrë mbajnë balansin psiqik, kështu që tinejxheri ndonjëher më tepër qëndron në botën e fantazisë, e ndonjëherë në botën reale, siç është rasti me duhanxhinjët. Vetëdija aktuale për vetën është që në ndikimin e moshatarëve fillon të pijë duhan dhe është i vetëdijshëm që kjo është e dëmshme për shëndetin. Vetëdija e mundshme e tij është që ta shehë veten si joduanxhi. Nëse janë të vetëdijshëm në mes ndryshimit të asaj që është reale dhe asaj që dëshirojnë të jenë, aq më tepër ekziston mundësia që këtë aq më tepër ta arrijnë.
Është fatale kur nuk e shohin këtë ndryshim dhe kënaqen me atë që shohin në fantazmat e tyre, e që u jep ndjenjën e rrejshme, që në lidhje me këtë, diç kan ndërmarrë por në realitet nuk kan bërë asnjë lëvizje. Shpesh prindërit mundohen me forcë që ti ballafaqojnë me realitetin e kjo ndodhë kur problemet veç janë grumbulluar dhe kur ekzistojnë shancet e vogla për qëllim pozitiv. Me këto metoda nuk arrijnë asgjë me fëmijët e tyre përveç frustracione të rënda.
Në çfarë është ndryshimi në mes tinejxherit i cili me vendosshmëri dinë çka donë dhe punon në ndryshimet positive dhe atij i cili fantazon për suskes?! Ndryshimi është në shkallën e vetëbesimit dhe mentalitetin e mbjellur të fituesit ose të humbësit. Këto cilësi arrihen që në periudhën parashkollore nëpërmes edukatës së shëndosh dhe të drehtë, që d.m.th kujdesi për tinejxherët nuk udhëheqet vetëm kur paraqiten ndryshimet dhe problemet, por shumë më heret kur fëmiu fillon të njohë botën rreth vetes. Ballafaqimi konstruktiv dhe shkallëzues me imazhin e mundshëm aktual për veten, ndihmon tinejxherët në prurjen e vendimeve të qarta dhe të shëndosha jetësore, ndërsa zhvillohet nëpërmes shikimit me themel të gjitha opcioneve të ofruara, qëllimeve dhe vlerave. Intenziteti i drejtimit kah diçka, mundi dhe investimi në rrugën deri te caku bëhet më i fuqishëm nëse kan përkrahjen qenësore të tjerëve, dhe nga kjo varet integrimi i suksesshëm në botën e të rriturve dhe ndërtimi i suksesshëm i identitetit, e që ky është caku i fundit dhe elementar.
Tinejxherët në islam
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë (bëhu i durueshëm).” (Taha, 132)
Në këtë verset përmendet fjala salat e cila përveç që do të thotë namaz ka edhe vijën edukative sepse tregon në mbledhjen e përbashkët me vepër të mirë si shenjë e harmonisë dhe dashurisë së ndërsjellë, më pastaj në rrjedhë në kontinuitet dhe rregullare, dhe në fund në treningun (stërvitjen) në çdo pikëpamje dhe në diciplinën e shëndoshë.
Vetëm një fjalë në Kur’an dhe një thirrje drejtuar njerëzve përmban tërë elementet e zhvillimit të shëndosh psiçik dhe fizik të njerëzve të rinjë. Urdhëri është adresuar prindërve-që të kujdesen dhe rregullojnë atmosferën e tillë në familjen e tyre duke ua mundësuar atë që me ligjin e All-llahut të madhërishëm është përcaktuar, e kjo është dashuria, organizimi i kohës dhe ndërtimi i personit pozitiv.
Shkenctari amerikan Veenhauen në vitin 1993 është mudnua që me metodën shkencore të matë lumturinë e njerëzve. Hulumtimi është përfshirë në 43 popuj të ndryshëm dhe rezultatet kan treguar që për lumturi më e rëndësishme është dashuria, puna si formë e organizimit të jetës dhe ndërtimi i individit pozitiv, ndërsa çdo gjë tjetër si pasuria, intelegjenca, pamja, kultura dhe ngjashëm janë më pak të rëndësishme.
Fjala e dytë esenciale që përmendet në këtë verset, dhe e cila është e rëndësishme në qasjen e tinejxherëve dhe jetës në përgjithësi, është durimi. Përveç që na udhëzon që të jemi të durueshëm, kjo fjalë na tregon që të jemi këmbëngulës në veprimet tona deri në arritjen e synimeve tona.
Mesazhi është i qartë, merrni pjesë aktive në jetën e tinejxherëve tuaj, së bashku gëzohuni dhe së bashku zgjidhni krizat.
Sepse, të brengosesh për atë që All-llahu i Madhërishëm na ka lënë në emanet është baraz me obligimin e namazit, ndërsa tinejxherrët janë emaneti më i bukur dhe ardhëria jonë më fisnike. Dhuroni kujdesin dhë dashurinë, tregoni si ta organizojnë kohën dhe thuaju se mund të jenë të suksesshëm për çdo gjë që dëshirojnë në jetë.
Natyrisht, në tërë këtë të jemi të vazhdueshëm!!!
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin doemos edhe opinionin e redaksisë së Iniciativës IslamiFejaeVertete.com