BallinaARTIKUJHadith dhe SunetA KE DEGJUAR TREGIMIN E ROBIT TË DEVOTSHËM XHUREJXHIT

A KE DEGJUAR TREGIMIN E ROBIT TË DEVOTSHËM XHUREJXHIT

TREGIMI I ROBIT XHUREJXH

Ebu Hurejre (radijallahu anhu) transmeton se Pejgamberi (alejhi selatu ue selam) ka thënë: “Xhurejxhi ka qenë rob i devotshëm. Ai është vetmuar në një faltore vetëm për adhurim. Deri sa ishte duke u falur, i shkon nëna dhe e thërret: “O xhurejxh!” E ai në namaz thotë: “O Zoti im, nëna ime dhe namazi im, në të njëjtën kohë.” Kështu ai
vendos ta falë namazin, e nëna kthehet (pa përgjigje). Të nesërmen, prapë, deri sa ai ishte duke u falur, i vjen nëna dhe e thërret: O Xhurejxh! E ai i thotë: “O Zoti im, nëna ime dhe namazi im, në të njëjtën kohë (cilës t’i përgjigjem dhe çka është më së miri?)” dhe vazhdon namazin, e nëna prapë kthehet pa përgjigje. Po ashtu prapë të nesërmen, deri sa ishte duke u falur, i shkon nëna dhe e thërret: “O Xhurejxh!” E ai prapë thotë: “O Zoti im! Nëna ime dhe namazi im, dhe e vazhdon namazin. Nëna tha: “Mos vdeksh, derisa ta shohësh fytyrat e lavireve!” Bëni israilët e përmendin shumë me nam Xhurejxhin dhe ibadetin e tij. Në mesin e tyre ka qenë një grua lavire, e cila shquhej me bukurinë e saj. Ajo u thotë atyre: “Nëse doni, unë do ta lajkatoj dhe ta mashtroj.” Pastaj ajo shkon dhe i paraqitet atij, por ai as që ia vuri veshin. Atëherë atypari kalon një bari me një tufë delesh, i cili vendstrehohet në faltoren e tij, e ajo bën marrëdhënie intime me bariun dhe mbetet shtatzënë. Kur e lind fëmijën ajo tha: “Këtë fëmijë e kam me Xhurejxhin”. Pastaj shkojnë njerëzit, e largojnë prej faltores së tij, ia prishin faltoren dhe e rrahin. Ai pyet: “Çka është puna me ju?” Ata i thonë: “Ti ke bërë prostitucion me këtë lavire dhe ajo ka lind fëmijë prej kontaktimit tënd.” Ai pyet: “Ku është foshnja?” Kur ja sjellin foshnjën përpara tha: “Më lejoni vetëm deri sa të falem” dhe falet. Pasi e përfundon namazin shkon te fëmija, e prek në stomak dhe i thotë: “Oj foshnje e porsalindur, cili është babai i yt?” Foshnja përgjigjet: “Filani, i cili është bari”. (Kur e dëgjuan njerëzit) shkuan dhe filluan ta puthin dhe ta përqafojnë Xhurejxhin dhe i thanë: “Do ta ndërtojmë faltoren tënde prej
arit.” Ndërsa ai u tha: “Jo, ndërtojeni me aso materiali siç ka qenë më parë, prej balte.” Dhe ashtu edhe ia ndërtuan.”
( Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Must Read