BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeTregimi për Tregtarin Musliman dhe klientin Hebre

Tregimi për Tregtarin Musliman dhe klientin Hebre

 

Tregimi për Tregtarin Musliman dhe klientin Hebre

Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit.

I porosiste punëtorët e tij në lokal, që klientëve t’iu tregojnë të metat e mallit, nëse eventualisht kishin ndonjë të metë.
Një ditë prej ditësh erdhi një Hebre dhe bleu një rrobë me defekt, ndërsa pronari i lokalit nuk ishte prezent.
Punëtori tha: Ky është Hebre, nuk na intereson nëse ia japim me defekt.
Erdhi pronari i lokalit dhe e pyeti për petkun me defekt, e punëtori tha: “Ia shita një Hebreu për 3.000 dirhem dhe nuk e njoftova për defektin e mallit”.
Pronari pyeti: Ku është ai?
U përgjigj: Ai u kthye me karvanin.

Pronari morri të hollat me vete dhe i shkoi pas karvanit derisa e zuri pas disa ditëve.
I tha Hebreut: O ti! Ke blerë një rrobë kështu e kështu, ndërsa ajo rrobë ka një të metë; merri paratë e tua dhe ma kthe rrobën.
Hebreu e pyeti: Çka të shtyu ta bësh këtë?
Tregtari i devotshëm i tha: Islami! I Dërguari ynë ka thënë: “Kush na mashtron nuk është prej nesh.”

Hebreu ia ktheu: Dirhemët me të cilat pagova ishin fals; atëherë merri 3.000 dirhem origjinale, e po të shtoj edhe më shumë se kaq dhe tha: “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi, alejhi selam, është i dërguar i Tij”.

Të kapurit për mësimet e fesë Islame është metoda më e mirë për përhapjen e tij, dhe përmirësimin e kuptimit të tij tek jo-muslimanët.
Kujdesu për amanetin dhe sinqeritetin me muslimanët dhe jo-muslimanët.


Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read