BallinaARTIKUJHadith dhe SunetTri hadithe mbi dashurinë për Allah

Tri hadithe mbi dashurinë për Allah

1- Muadh bin Xhebel ka thënë se ka dëgjuar Profetin – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – të thotë: “Ka thënë Allahu: ‘E obligova dashurinë Time për ata që kanë dashuri reciproke për Mua, që qëndrojnë me njëri-tjetrin për Mua, kryejnë vizitë reciproke për Mua dhe sakrifikojnë për Mua’.” Shënuar nga Ahmedi.

2- Transmetohet nga Enes bin Malik –kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: “Janë tre gjëra, kush i ka ato gjen shijen e besimit. Të jetë te ai Allahu dhe i Dërguari i Tij më i dashur se çdo kush tjetër, ta dojë dikë vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në kufër (mohim), pasi e shpëtoi Allahu prej tij, siç urren të hidhet në zjarr” Shënuar nga Buhariu.

Shejh Uthejmin thotë: “Dashuria midis tyre është vetëm për Allahun dhe për asnjë gjë tjetër, pasi e nxitnin njëri tjetrin për në bindjen ndaj Allahut dhe për largimin prej të ndaluarave të Tij. E donin njëri-tjetrin pikërisht për këtë. Këta hyjnë në këtë hadith… ‘Qëndruan me këtë dashuri në dynja deri sa u ndanë prej saj (ndërruan jetë..’.”

3- Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: “Allahu në ditën e Kiametit do të thotë: ‘Ku janë ata që duheshin vetëm për hirin Tim dhe sot t’i fusë ata nën hijen Time, ditën ku nuk ka hije tjetër veç hijes Sime” Shënuar nga Muslimi.

Must Read