BallinaAKTUALETë ndryshmeTurqia - Franca 20-23 dhjetor (video)

Turqia – Franca 20-23 dhjetor (video)


Genocidi armen, Turqia, e indinjuar nga Franca

Autoritetet turke shprehën një indinjatë të thellë ndaj Francës gjatë së martës, pasi në parlament nisi të debatohet një projektligj, i cili propozon ndëshkimin deri në një vit burg dhe gjobë të rëndë, për të gjithë ata që mohojnë genocidin turk ndaj armenëve. 

Tema e vrasjes së 1,5 milion armenëve, në vitet e shpërbërjes së Perandorisë Osmane, 1915-18, është një çështje ende shumë e nxehtë midis Ankarasë dhe Jerevanit zyrtar.

 

Ndërsa Armenia pretendon se bëhej fjalë për një spastrim të mirëfilltë etnik, burimet turke flasin vetëm për 300 mijë civilë të vrarë në luftime, edhe ata pasi armenët u organizuan në luftë përkrah Perandorisë Ruse, atëherë një kundërshtar.

 

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një letër zyrtare, e paralajmëroi presidentin Sarkozy për “pasoja të rënda” nëse projektligji do të miratohet. 

 

”Një hap i tillë i Parlamentit Francez do të sillte pasoja të rënda për marrëdhëniet e ardhshme midis Turqisë dhe Francës, në rrafshin politik, ekonimik, kulturor dhe në të gjithë sektorët e tjerë. Përgjegjësia, nëse kjo do të ndodhë, do të jetë vetëm e ligjvënësve francezë”, shkruante Erdogan, duke mos lënë vend për interpretime të dyfishta.

 

”Nëse Franca dëshuron të hetojë mbi genocidin e ndodhur në kohë lufte, mund të hapë fare mirë dosjet e civilëve të masakruar në Algjeri apo përfshirjen në vrasjen e 800 mijë personave në Ruanda”, shtoi Erdogan.

 

Një prej masave të para që Turqia mund të marrë në rast të miratimit të ligjit është pezullimi i një porosie madhore të “Turkish Airlines”, për avionë të llojit “Airbus”, kompania franceze rivalizuese e “Boeing”.

 


Turqia tërheq ambasadorin nga Franca 

Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Franca, vetëm disa orë pasi në Parlamentin Francez u miratua një projektligj që e shndërron në një kundravajtje penale mohimin e genocidit turk ndaj popullsisë armene. 

Ambasadori Tahsin Burcuoglu do të largohet nga vendi të premten, ndërsa masat e mëtejshme të Turqisë ndaj Francës do të shpallet nga Kryeministri Erdogan, në një komunikatë të mëvonshme.

 

Senati Francez do të marrë në shqyrtim projektligjin konfliktual në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të vendosë nëse do ta shndërrojë atë në ligj, në bazë të të cilit mohimi i genocidit dënohet deri një vit heqje lirie dhe 45 mijë euro gjobë.

Ndërkohë, protesta të mëdha u organizuan përpara institucioneve nga shtetasit turq me banim në Francë, të cilët mbanin pankarta në të cilën kujtohej e shkuara e errët kolonialiste e vendit.Ministri i Jashtëm Francez, Alain Juppe, bëri thirrje që projektligji të hidhej poshtë, por deputetët votuan me një shumicë të qartë pro tij. Në Francë banon një komunitet i gjerë armen, i cili ka ushtruar presion për njohjen zyrtare të genocidit. 


Nëse Franca me të vërtetë dëshiron të hetojë për rastet e genocidit të ndodhura në histori, le të hapë dosjen e luftës franko-algjeriane ose të gjejë se kush mbështeti shfarrosjen e 800 mijë personave në Ruanda

 

Recep Tayyip Erdogan – Kryeministër i Turqisë

 


http://www.youtube.com/watch?v=Yg1-nvIIc-o&feature=player_embedded



Francë, miratohet ligji për genocidin armen 

Parlamenti Francez miratoi të enjten një ligj që e konsideron një kundravajtje penale mohimin e genocidit që turqit shkaktuan ndaj armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.

 

Turqia mohon që Perandoria Osmane të ketë kryer një genocid sistematik ndaj popullsisë armene në vitet 1915-18. Sipas të dhënave turke, 300 mijë armenë humbën jetën pasi u rreshtuan në radhët e ushtrisë ruse, një kundërshtare në luftë. 

 

Sipas armenëve, 1,5 milion civilë u ekzekutuan, në atë që ishte një spastrim i mirëfilltë etnik, i dyti më i madh në histori, pas Holokaustit që nazistët realizuan ndaj popullsisë hebrehe.

 

Më parë gjatë javës, autoritetet turke u treguan jashtëzakonisht të ashpra ndaj Parisit zyrtar, duke e paralajmëruar për sanksione në rast se projektligji miratohej.

 

Në një letër drejtuar Presidentit Sarkozy, Kryeministri Erdogan shkruante se “nëse Franca me të vërtetë dëshiron të hetojë për rastet e genocidit të ndodhura në histori, le të hapë dosjen e luftës franko-algjeriane ose të gjejë se kush mbështeti shfarrosjen e 800 mijë personave në Ruanda”.

 

http://www.youtube.com/watch?v=IpGZZvShBBg&feature=player_embedded

 

 

“Lufta e Ftohtë”, Turqi-Francë

Retorika e akuzave dhe kundër-akuzave mes Francës dhe Turqisë që lindën pas kalimit nga parlamenti francez të ligjit që e cilëson si genocid vrasjen nga ana e ish-perandorisë Osmane të armenëve në vitin 1915, merr përmasa edhe më të mëdha. 

Ankaraja zyrtare, nuk e ka kapërdirë dot kalimin e ligjit. Përveç tërheqjes së ambasadorit nga Parisi dhe ngrirjes së marrëdhënieve diplomatike, Turqia vazhdon të sulmojë Francën për këtë hap të ndërmarrë. Ka qenë vetë kryeministri turk, Recep Taip Erdogan ai që ka akuzuar Francën për genocid, duke rikujtuar gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Stamboll, masakrat e francezëve në Algjeri.

“Në Algjeri 15 përqind e popullsisë së vendit u shfaros prej Francës që nga koha e pushtimit të saj deri në vitin 1945. Ky është genocid. Algjerianët u varrosën në varre masive, u masakruan pa mëshirë. Nëse presidenti francez Nikolas Sarkozy nuk e di këtë fakt, ndoshta duhet të pyesë babain e tij, Paul Sarkozy që ka qenë pjesë e legjioneve franceze në Algjeri në vitet 1940”, tha Erdogan.

Menjëherë pas kësaj deklarate të kryeministrit turk ka reaguar Ministria e Jashtme franceze. Në një komunikatë për mediat, Parisi dënon, sic i quan ai, sulmet personale (ndaj Nikolas Sarkozy) që nuk ndihmojnë në marrëdhëniet dypalëshe në interes të të dy popujve.

“Franca merr përsipër njohjen dhe përkujtimin me transparencë të plotë të tragjedive historike të shkaktuara e të pësuara prej saj”, thuhet në deklaratën e diplomatëve francezë.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe, i cili personalisht kishte kundërshtuar kalimin e ligjit që cilësonte si genocid nga ana e Turqisë masakrën ndaj armenëve në vitin 1915, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

Armenia pretendon se mbi 1 milion civilë u masakruan nga ushtritë otomane gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa Turqia ul këtë shifër në 300 mijë, por duke shtuar se gjatë luftës kanë humbur jetën edhe mijëra turq, kur në Turqinë Lindore hynë forcat ruse dhe ato të kryengritësve armenë./TCH/

 

 


Must Read