Një ushtar amerikan, pjesëtar i forcave ISAF në Afganistan ka pranuar Islamin. Imami i xhamisë ia vuri emrin Muhamed Asif.
Ushtari James Grant-i tha se kishte vendosur ta ndërmarrë këtë hap pasi që kishte lexuar disa libra për fenë Islame.
“E kam kuptuar që Islami është feja e vetme e vërtetë”, tha ai duke falënderuar ushtarët afganë për ndihmën që ia kishin dhënë.
Më parë, një rreshter 31-vjeçar, Wallace Nelson-i, përqafoi Islamin në Afganistan, në provincën Kunar.
Pas vitit 2001, shumë ushtarë nga vendet perëndimore, pjesëtarë të forcave ndërkombëtare në Afganistan, janë konvertuar në fenë Islame.
Burimi: aa.com.tr
Përktheu: Arsim SYLA