BallinaAKIDEBidatiVizita në Xhaminë e Profetit gjatë muajit Rexheb

Vizita në Xhaminë e Profetit gjatë muajit Rexheb

 

Vizita në Xhaminë e Profetit gjatë muajit Rexheb

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Disa njerëz besojnë se të vizituarit e Xhamisë së Profetit gjatë [muajit] Rexheb posedon disa vlera të veçanta dhe e vizitojnë nga të gjitha anët, duke e quajtur, “Vizita e Rexhebit’. Ky është një bid’at[risi në fe] i cili nuk ka bazë dhe askush nga paraardhësit tanë nuk ka folur për të, qoftë edhe ata të cilët erdhën pas tri gjeneratave të para, sepse, ajo që bëhet e dukshme është se kjo është futur shumë më vonë, kështu që, paraqet një risi[bid’at, të palejuar].

Por, nuk ka të keqe që të vizitohet Medineja gjatë Muajit Rexheb – por, jo për shkak të faktit se është Rexhebi.

Por, personi i cili beson se një vizitë e tillë e bërë në Rexheb ka vlera të veçanta, e ka humbur qëllimin dhe ka devijuar, dhe ai është prej njerëzve të risive[bid’atçive].

Fetava Fil-Haxh, fq. 660.

Përshtati: M.M.

Referenca: www.shaikhalbaani.wordpress.com

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read