BallinaPse ISLAMI?Të tjerët për IslaminW.Montogomeri, Prof. Bevan, John India per Profetin Muhamed

W.Montogomeri, Prof. Bevan, John India per Profetin Muhamed

 

W.Montogomeri, Prof. Bevan, John India per Profetin Muhamed

 

W. Montogomery, në veprën “Mohammed at Mecca”, Oxford, 1953, f. 52, thotë: “Gadishmëria e tij për të përjetuar persekutime për shkak të besimit, karakteri i lartë, morali i njerëzve që i besonin dhe që e konsideronin udhëheqës, si dhe madhështia e të arriturave të përnjëhershme, dëshmojnë për personalitetin e tij të jashtëzakonshëm. Të konsideruarit e Muhamedit a.s., si mashtrues, më shumë hap probleme, se sa i mbyll ato. Për më tepër, që në Përëndim, asnjë personalitet i madh historik, nuk është ndriçuar më zbehtë, se sa Muhamedi a.s.”

Prof. Bevan thotë: “Ajo që është shkruar, për Muhamedin a.s. dhe Islamin, në Evropë, në të shumtën e rasteve, duhet të merret si kuriozitet letrar. Të flasësh për Muhamedin a.s., si mashtrues dhe përdorues të forcës, më shumë shkakton probleme, se sa i zgjidh ato. Në Përëndim, asnjë figurë e madhe, gjatë gjithë historisë, nuk është vlerësuar me aq tendenca dashakeqe, sikurse është vepruar me Muhamedin a.s.”

John India ka thënë: “Modestia e Pejgamberit, dashuria ndaj së vërtetës, devotshmëria e shokëve të tij, guximi, besimi i paluhatshëm në Një Zot, të Vetëm, misioni që i ishte ngarkuar, ishin të gjitha këto virtyte dhe merita, dhe jo shpata, që bënë të mundur që feja dhe qytetërimi tëecnin përpara, duke mposhtur, çdo pengesë të kundërshtarëve të së Vërtetës.”

 

Burimi: ProfetiIslam.com

www.IslamiFejaeVertete.com

 

Must Read