BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaWang Zi-Ping (1881-1973)

Wang Zi-Ping (1881-1973)

Wang Zi-Ping (1881-1973) ishte një praktikues Muslimano – Kinez i arteve marciale Kineze dhe mjekësisë tradicionale nga Changzhou, rrethi i Cangxian, Mengcun, provinaca Hebei. Ka shërbyer si udhëheqës në divizionin Shaolin Kung Fu të Institutit të Arteve Marciale më 1928 dhe gjithashtu ishte zëvendës-kryetar i Shoqatës kineze Wushu. Wang ishte i njohur për mjeshtërinë e tij në Ça Kuan (Cha Quan), Ha Kuan (Hua quan), Pao Kuan (Pao Chuan), Bajikuan (Bajiquan), dhe Tai Ki Kuan (Tai Chi Chuan).



Qysh herët në rini, Wang ishte anëtar i një grupi revolucionar të fshehtë i njohur me nofkën “Grushti i drejtë dhe i harmonishëm” përgjatë Rebelimit të Boksierëve (Boxier Rebellion). Kjo besohet të jetë nga fakti se Zi-Pingu kishte jetuar një jetë nën koloninë e fuqive të mëdha Europiane. Ai më vonë nënshkroi anëtarësinë pas rënies së qeverisë së Çingut dhe u bë student i Yang Hongxiu nga i cili mësoi artin e Ça Kuan (Cha Quan).

Ai zhvilloi një ushtrim drejtimi për jetë të gjatë. Gjithashtu, publikoi veprimtarinë e tij në artet marciale.

Kur Zhou Enlai vizitoi Burmën, Wang 80 vjeçar shkoi të përforcojë artet marciale gjatë kësaj vizite. Ai vdiq në moshën 93 vjeçare.

Wang zhvilloi “Quan Shr er shr Fa” ( Metoden 20 grushtëshe) si dhe “Ching Long Jian” (Shpatën e gjelbër të Dragoit). Atë e pasoi vajza e tij Wang Ju- rong the mbesat e tij Grace Wu, Xiaoping Wu dhe Helen Wu.


Shiko duke performuar ne video:

http://www.youtube.com/watch?v=d1R05k0wEr4&feature=related

http://www.youtube.com/watch?v=Reb9e13TDDY


Burimi: http://en.wikipedia.org/wiki/Wang_Zi-Ping

Përktheu: Enis Qafëleshi

Ekskluzivisht për:  http://www.islamifejaevertete.com

Must Read