BallinaAKTUALETë ndryshmeXHAMIA MË E MADHE E BULLGARISË GATI NË PËRFUNDIM

XHAMIA MË E MADHE E BULLGARISË GATI NË PËRFUNDIM

 

XHAMIA MË E MADHE E BULLGARISË GATI NË PËRFUNDIM

Ndërtimi i karabinasë së xhamisë ka përfunduar dhe tani pritet mbështetje prej Turqisë për arkitekturën e brendshme dhe ornamentet.

Xhamia më e madhe e Bullgarisë po ndërtohet në qytetin jugor, Asenovgrad. Ndërtimi i karabinasë së xhamisë ka përfunduar dhe tani priten ndihma prej Turqisë për pjesët e brendshme të saj.

Bashkitë e Bullgarisë përgjithësisht nuk japin leje për ndërtimin e xhamive. Por myslimanët, që jetojnë në këtë vend, punojnë prej vitesh për të mundësuar ndërtimin e xhamisë më të madhe në Bullgari.

Në Asevovgrad, 20% e popullsisë së të cilit formohet nga qytetarë me origjinë turke, trualli i xhamisë u ble në vitin 2001, kurse themelet e saj u hodhën në 2007-n. Brenda xhamisë me 2 minare janë planifikuar një bibliotekë dhe disa klasa për kurse. Përpara kjo xhami ka edhe një oborr të madh.

Ndërtimi i karabinasë së xhamisë ka përfunduar dhe tani pritet mbështetje prej Turqisë për arkitekturën e brendshme dhe ornamentet./trtalbanian/

Must Read