BallinaAKTUALEKurioziteteXhamia në ekstremin më verior të botës hyn në librin Guinness

Xhamia në ekstremin më verior të botës hyn në librin Guinness

 

Xhamia në ekstremin më verior të botës hyn në librin Guinness

 

Një prej 7000 xhamive të Rusisë e ndodhur në ekstremin më verior të botës, bëhet pjesë e librit të rekordeve botërore Guinness. Ajo ndodhet në qytetin Norilsk, i cili është 300 km në veri të rrethit të Polit të Veriut, i shfaqur në hartën e Rusisë në vitin 1953.

Ky qytet ka disa tipare jo të zakonshme. Zë vendin e dytë në botë për numrin e popullsisë përtej rrethit polar, pjesa më e madhe e së cilës janë myslimanë. Norilsk është një prej qendrave më të mëdha industriale në Rusi, këtu përpunohet 1/5 e prodhimit botëror të nikelit, bakrit, kobaltit dhe shumë metaleve të çmueshme. Një veçanti tjetër është klima, aty ndodh nata polare dhe dita polare. Kjo do të thotë se gjysma e vitit është ditë e plotë, pa net, ndërsa në gjysmën tjetër të vitit bëhet natë. Kjo gjë ndodh vetëm në rrethin polar.

/Rudina Laka/

Must Read