BallinaAKIDEXhenneti dhe XhehenemiXhehenemi, që nga emri duket se është i frikshëm.

Xhehenemi, që nga emri duket se është i frikshëm.

 

Xhehenemi, që nga emri duket se është i frikshëm.

 

Jobesimtarët, të ligët e mëkatarët që kanë merituar zjarrin, do të hidhen në zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë, por veç veprojnë atë që u urdhërohet. Kur të hidhen brenda, dëgjojnë oshtimën e tij dhe nga zemërimi, zjarri që flakëron gati sa nuk copëtohet. Ata do të përjetojnë edhe dënimin në Sekar, i cili nuk lë gjë pa e djegur e kur të ripërtërihen, përsëri i gllabëron në flakët e tij. Ai ua prish dhe u ua nxin lëkurat.

Mbikëqyrësit e tij do jenë nëntëmbëdhjetë zebanitë (nga engjëjt e zjarrit). Aty do të hanë nga pema e Zekumit prej së cilës do t’i mbushin barqet. Ajo pemë mbin nga fundi i xhehenemit, frytet e saj janë si koka djajsh. Ky pra është ushqimi i mëkatarëve i cili vlon në barqet e tyre si katrani ose si uji i valuar. Ndërsa për të pirë do t’u jepet prej një kroi të valë. Ushqim tjetër s’do të kenë përveç një barishteje me ferra helmuese e cila nuk jep fuqi e as largon urinë. Aty s’do mund të shijojnë freskim e pije të mirë përveç ujë të vluar e kalbësirë. Allahu ka përgatitur për dënimin e tyre pranga, zinxhirë, zjarr bubulues dhe dënim të dhimbshëm.

Banorët e zjarrit janë të lidhur fort këmbë e krye, fytyrat u janë errësuar nga errësira e mëkateve. Pasi t’i jenë pjekur mirë lëkurat, thërrasin e bërtasin nga qoshet e xhehenemit: -O Zoti ynë! Na nxirr nga këtu se nuk kthehemi më (në mëkate). Atyre do t’u thuhet: -Nuk ka dalje për ju nga vendi i poshtërimit, shporruni e mos flisni më sepse po të dilnit nga aty do të ktheheshit te ndalesat përsëri. Atëherë i humbin shpresat dhe për atë që bënë e lanë mangët në dynja u vjen keq e pikëllohen. Lëvizin nëpër ngushticat e xhehenemit. Rrëzohen e copëtohen në shkallët e tij përposhtë. Flakët u kanë arritur në çdo pjesë. Sa herë që rënkojnë, u hidhet mbi kokat e tyre ujë i valuar të cilën do ta pinë si deveja e etur.
Për punët e liga që punuan po dënohen, dëshirojnë të vdesin por nuk munden.

Zjarri është i mbushur plot brenga e dhembje. Më e madhja është dhembja e urrejtjes, zemërimit, dëbimit dhe largimit nga mëshira e Zotit. Mjerë për atë që e shiti të çmuarën e qëndrueshme me tëulëtën që zhduket. Shiti Ahiretin për dynjanë.

 

Nga: “Kumtesa e udhëtimit”. Mustafa Tërniqi.
Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read