BallinaAKTUALETë ndryshmeZbulime të pabesueshme trondisin aktualisht komunitetin musliman në Danimarkë !?

Zbulime të pabesueshme trondisin aktualisht komunitetin musliman në Danimarkë !?

 

Zbulime të pabesueshme trondisin aktualisht komunitetin musliman në Danimarkë !?

Morten Storm, një i konvertuar në Islam me origjinë daneze deklaroi se ai ishte një agjent i fshehtë, që u paraqitej si një ekstremist me qëllim që të zë në grackë rinin muslimane.

Danezi ka dhënë prova, dhe detaje sa i përket misioneve që ka kryer për CIA-n, dhe shërbimet sekrete të vendit të tij, Danimarkës.

I INFILTRUAR BRENDA KOMUNITETI MUSLIMAN NË EMËR TË SHËRBIMEVE TË INTELIGJENCËS

Edhe pse kjo mund të duket e habitshme, është vetë infiltruesi, Morten Strom, i cili ka pranuar se është një spiun i Shërbimeve Informativ daneze (PET) dhe CIA-s. 


Në kuadër të misionit të tij, ai ka bërë disa udhëtime duke përfshirë Jemenin.

I indinjuar nga praktika e infiltrimit të agjentit të dyfishtë, Kadir Baksh, kryetar i Qendrës Islamike të Lutonit deklaroi në gazetën lokale të mërkurën, 10 tetor: 


“Shërbimet policore dhe të sigurimit kërkojn nga ne që t’u besojmë atyre, kurse në anën tjetër ata fusin ngatërrestar brenda komunitetit në mënyrë që t’i mashtrojnë besimtarët.”

Morten Storm i tha gazetës daneze “Jyllands-Posten” se ai ishte rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës të CIA-s dhe daneze në vitin 2006 për t’i spiunuar dhe gjurmuar ekstremistët. Ai gjithashtu tha se ai e çoi CIA-n deri tek lideri i Al Kaedës në Jemen, Anwar al-Awlaki, i vrarë në 30 shtator 2011 pasi u sulmua nga një dron (avion pa pilot) amerikan.

I infiltruari danez ishte zhvendosur në Luton, në Angli në vitin 1999, ku i tha disa përfaqësuesve të komunitetit musliman se ai dëshironte të rifilloj një jetë të re, pas ekstremizmit. Pastaj, ai filloi të promovonte ide radikale për të tërhequr të rinjë në mënyrë vullnetare.

Sipas anëtarëve të komunitetit lokal musliman, posaçërisht Kadir Baksh’it, agjenti u përpiqej çdoherë për t’i nxitur ata që të aderojn ideve të tij, por shumica e kundërshtonin. Për fat të keq, disa ranë në grackën e ngatërrestarit.

“Nuk zinte vend askund, ishte këtu dhe atje, me idenë e tij të korruptuar të Islamit, i çonte njerëzit në humbje.” shton Kadir Baksh’i. “Ne mendonim se ndoshta është i vëzhguar nga shërbimet e intelegjencës.” Për më tepër, Kadir Baksh, shumë shpejt kishte dyshuar në lidhje me të, mirëpo, nuk kishte asnjë provë sa i përket infiltrimit të tij.

Këto shpallje të papritura të Morten Storm ngjallin një pikëpytje mbi qëllimin e tij. 


I ish-infiltruari dëshiroi me shpalljen të kaluarës së tij mirënjohje për punën dhe misionet e kryera gjatë udhëtimëve të tij (në Jemen, për shembull), si dhe për të informuar familjen e tij se puna e tij ishte për të luftuar kundër terrorizmit.

INFILTRIMI, SIMULIMI I EKSTREMIZMIT: PRAKTIKA TË CIA-S DHE TË FBI PËR TË NDJEKUR TERRORISTËT

Është e njohur se CIA dhe FBI procedojn duke përdorur këto praktika të dyshimta për t’i zënë në grackë terroristët potencialë.


Këto praktika krejtësisht imorale, dhe ekstreme, janë denoncuar në Shtetet e Bashkuara nga shoqatat, por edhe nga përfaqësues të komunitetit musliman.
Që nga sulmet e 11 shtatorit 2011 këto praktika janë rritur në kuadër të spiunazhit të rrjeteve potenciale terroriste.

Në vitin 2009, muslimanët e Shteteve të Bashkuara patën denoncuar këtë metodë të infiltrimit brenda xhamisë, që përfshinte edhe endoktrinim e të rinjve me idetë e terrorizmit tërësisht në kundërshtim me Islamin. Ata gjithashtu denoncuan spiunazhin nëpër xhamitë.

Për gjashtë vjet, muslimanët nga qyteti i New York-ut kishin qenë të vëzhguar, dëgjuar, ndjekur. Grupet studentor musliman ishin poashtu të infiltruar.
Gjashtë vjetë infiltrimesh dhe spiunazhesh nuk çuan në asnjë pist të terrorizmit.

CIA refuzoi të komentoj shpalljet e Morten Storm, e njejta heshtje edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Nga frengjishtja perktheu: Fitim Miftari, Presheve.

www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read