BallinaAKIDEAkide të ndryshmeZemër, të lutem qetësohu

Zemër, të lutem qetësohu

Zemër, të lutem qetësohu

Shejh es-Sadi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Emri i Allahut “EL-HAFIDH është Ai që e ruan dhe kujdeset për gjithçka që ka krijuar. Dituria e Tij përthekon gjithçka që ekziston dhe i ruan të dashurit e Tij të mos shkatërrohen duke rënë në gjynahe. Ai është i Butë me ta në çfarëdo gjendje që janë, qoftë statike apo dinamike”.

Siguria e plotë është kur je nën kujdesin e Tij, kujdestaria e plotë është vetëm nga Ai dhe qetësia më e madhe shpirtërore është kur ti je me Të.
E ruan robin e Tij, për këtë duhet të lutemi në vazhdimësi duke thënë: “O Zoti im, më ruaj nga para dhe prapa, nga e djathta dhe e majta, nga sipër dhe kërkoj mbrojtjen tënde të më mos më gjej ndonjë e keqe nga poshtë.”

Burimi:
Ali Ibn Xhabir el-Fejf
“Ai është Allahu – Rrugëtimi drejt qiellit të shtatë”

Must Read