1- Shkalla më e lartë e sinqeritetit është angazhimi për t’i fshehur punët e mira ashtu siç angazhohesh për t’i fshehur gjynahet.
2- Ajo që më shumë i shkatërron të sinqertët është mashtrimi me veprat e mira, si dhe ajo që më shumë i shkatërron neglizhentët është nënvlerësimi i mëkateve. Andaj, ai që e njeh Allahun, nuk i zmadhon veprat e mira dhe njëkohësisht nuk i nënvlerëson të këqijat.
3 – Ajo që prish më shumë në mesin e njerëzve janë hamendësimet dhe dyshimet, kështu që, nëse vjen mendimi i keq kundër atij që e urren, nefsi (shpirti) e pranon dhe dyshimin e në bindje e shndërron.
“Largohuni prej dyshimeve të shumta, se vërtet disa dyshime janë mëkat.” (Kuran)
4 – Nëse vepra jote në publik të pëlqen, pastroje atë duke e bërë të njëjtën në fshehtësi, ngaqë vepra e tillë në fshehtësi është pastrim për të.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi