
5 errësirat
 – Mëkatet janë errësirë dhe llamba e tyre është Pendimi.
 – Varri është errësirë dhe llamba e tij është Namazi.
 – Peshorja është errësirë dhe llamba e saj është La ilahe il-lAll-llah.
 – Sirati është errësirë dhe llamba e tij është Bindja e plotë.
 -Ahireti është errësirë dhe llamba e tij është Puna e mirë.
Nga fjalët e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Përshtati: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com





















