BallinaPraktikaFikhuA kanë ekzistuar me të vërtetë dinozaurët?

A kanë ekzistuar me të vërtetë dinozaurët?

 

A kanë ekzistuar me të vërtetë dinozaurët?

 

Pyetja 166097: Ne jetojmë këtu në perëndim dhe kemi disa shokë të cilët janë jo muslimanë dhe të cilët na pyesin rreth Islamit. Ata janë shumë të interesuar për shkencë dhe teoritë rreth Universit, dhe ata kanë një pyetje: A përmenden dinozaurët në Islam? A është kjo e vërtetuar në Sunetin autentik? Si duhet t’u përgjigjemi, a duhet të jetë përgjigja po apo jo?

 

Përgjigja: Të gjitha falënderimet janë për Allahun!

Në  el-Meusu‘ah el-Arabijjeh el-Alamijjeh thuhet: Dinozaurët e periudhës Xhurazike (138-205 milion vjet më parë) përfshijnë dinozaurët më të mëdhenj të njohur, d.m.th. diplodokusin, i cili kishte arritur një gjatësi prej 27 metrave, si dhe dinozaurët e tjerë sikurse stegosaurusin e praruar, allosaurusin dhe kamptosaurusin.

Dinozaurët kanë qenë zvarranik të cilët kanë jetuar milionë vjet më parë. Fjala dinozaur rrjedh nga dy fjalë greke që nënkupton “hardhucë e tmerrshme”. Megjithatë, dinozaurët nuk ishin hardhuca, edhepse, madhësia e disa prej tyre ishte e llahtarshme; dinozauri më i madh ishte kafsha më e madhe që kishte jetuar ndonjëherë në tokë të thatë, me një peshë që ishte shumëfish më shumë se e një elefanti të rritur. Ekzistojnë vetëm pak lloje të balenave të cilat rriten më shumë se dinozaurët.

Dinozauri i parë është shfaqur në tokë rreth 220 milion vjet më parë. Këto krijesa dominuan tokën e terur për rreth 150 milion vjet dhe jetuan në shumicën e kontinenteve të tokës dhe në ambiente të ndryshme, sikurse në moçale dhe në fusha të rrafshëta. Ata janë zhdukur papritmas rreth 63 milion vjet më parë. Mbaroi citimi.

Nuk ekziston diçka në tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit që konfirmon apo mohon ekzistimin e këtyre krijesave. Në Kuranin e Shenjtë janë disa ajete të cilat disa dijetarë i kanë kuptuar se nënkuptojnë se ekzistonin krijesa të cilat kanë jetuar në tokë para Ademit (alejhis-selam!), sikurse ajeti ku Allahu (subhanehu ue te’ala!) thotë (shpjegimi i kuptimit):

 

Dhe (përkujto)Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”. [el-Bakareh 2:30].

 

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu pastë mëshirë për të!) ka thënë: Fjalët e engjëjve “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të?” e bëjnë shumë të mundshme se ata[njerëzit] ishin pasardhës të disa krijesave të cilat kishin ardhur para tyre dhe se ishin krijesa në tokë të cilët derdhnin gjak dhe përhapnin ligësi. Andaj, engjëjt e pyetën Zotin e tyre, (subhanheu ue te’ala!): “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të” sikurse kishin vepruar ata të cilët kishin ardhur para tyre?

 

Mbaron citimi nga Tefsir el-Kur’an el-Kerim, 1/30

 

Dinozaurët mund të kenë qenë në mesin këtyre krijesave.

Nuk është e pazakontë që këto krijesa të kenë qenë të kësaj madhësie. Është vërtetuar në Sunetin autentik se Ademi (alejhis-selam!) ka qenë 60 kut i gjatë, sikurse është transmetuar nga Buhariu (3326) dhe Muslimi (2841) nga Ebu Hurejreh (radijAllahu anhuma!), se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu e ka krijuar Ademin 60 kut të gjatë, pastaj ai tha: Shko dhe përshëndeti ata engjëj dhe dëgjoji sesi ato të përshëndesin ty, sepse, ajo do të jetë përshëndetja jote dhe e pasardhësve tu. Kështu që, ai shkoi dhe tha, Es-selamu alejkum (paqja qoftë mbi ju!) dhe ato u përgjigjen: Es-Selam alejke ue rahmetullah (paqja qoftë mbi ty dhe mëshira e Allahut!). Pra, ato i shtuan (fjalët) ue rahmet Allah. Çdo kush që hy në Xhennet do të jetë në formën e Ademit. Njerëzit kanë vazhduar të zvogëlohen deri tani.”

Po ashtu, në Sunnet thuhet se kur begatitë e tokës të rikthehen tek ajo në kohën e fundit, një shegë në atë kohë do të jetë e mjaftueshme për një grup të njerëzve, dhe ata do të kërkojnë hije nën lëkurën e saj, sikurse është transmetuar nga Muslimi (2937) nga en-Navvas ibën Sem‘an (radijaAllahu anhu!): se Profeti (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë, duke folur rreth zbritjes së Isaut (alejhis-selam!) dhe shkatërrimit të Je’xhuxhit dhe Ma’xhuxhit nga Allahu “Pastaj Allahu do të dërgoj shi i cili nuk le pa hyrë në asnjë shtëpi e as qime;  i cili do ta pastroj tokën dhe ta bëj si pasqyrë. Pastaj do t’i thuhet tokës: Nxirri pemët tua dhe riktheji begatitë e tua. Në atë ditë një grup njerëzish do të hanë nga një shegë dhe të strehohen nën lëkurën e saj. Do të bekohet qumështi derisa një deve e njomë do të jetë e mjaftueshme për një grumbull njerëzish, dhe një lopë që jep qumësht do të jetë e mjaftueshme për një fis njerëzish, dhe një dele që jep qumësht do t’u mjaftojë një familjeje.”

Për ta përmbledhur: Islami nuk i mohon se këto krijesa kanë ekzistuar apo se ato ishin kaq të mëdha, mirëpo fakti mbetet kur ata flasin rreth jetëgjatësisë dhe rreth detajeve të formave dhe jetërave të tyre, dhe kjo është fushë e kombinuar e shkencës dhe spekulimeve. Muslimani nuk duhet që të preokupohet me këto dhe ai nuk duhet ta humb kohën duke diskutuar për to dhe për të besuar se kjo është një çështje e cila ka ndonjë ndikim në përkushtimin fetar apo në besim, sepse ai e di se Kurani dhe Suneti janë shpallur për të udhëzuar njerëzit dhe për t’u treguar rrugën e drejtë; fokusi i tyre nuk është historia, gjeografia, shkencat tokësore apo biologjia[pa arsye dhe nevojë], edhe pse ato tregojnë shumë fakte të cilat kanë të bëjnë me këto fusha. Janë disa kafshë të cilat nuk janë të përmendura fare në Kur’an dhe Sunnet, edhe pse ato kanë ekzistuar në kohën kur Kur’ani është shpallur.

 

Dhe Allahu e di më së miri!

 

Përshtati: M.M.

Burimi në anglisht: islamqa.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read