BallinaPraktikaFikhuDispozita e ofrimit të urimeve me fillimin e Vitit të Ri Hixhrij

Dispozita e ofrimit të urimeve me fillimin e Vitit të Ri Hixhrij

 

Dispozita e ofrimit të urimeve me fillimin e Vitit të Ri Hixhrij

 

 

Pyetja: Cila është dispozita e ofrimit të urimeve me rastin e Vitit të Ri Hixhrij dhe të thënurit: “Kul-l ‘am ve entum bi hair” (Çdo vit iu gjettë në shëndet të mirë!) apo lutja për bekime, apo dërgimi i kartolinave me dëshirat më të mira për bekime në Vitin e Ri?

 

Përgjigjja:

 

Lavd-Falënderimet qofshin për Allahun!  

 

Shejhu, Muhammed bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Cila është dispozita e urimit të njerëzve me rastin e Vitit të Ri Hixhrij, dhe si duhet që t’i përgjigjemi personit i cili na ofron urime?

 

Ai është përgjigjur:

 

Nëse dikush iu ofron urime, atëherë përgjigjuni atij, por, mos jeni nismëtar me këto urime. Kjo është pikëpamja e saktë sa i përket kësaj çështjeje. Andaj, nëse një person të thotë ty, për shembull: “Urime Viti i Ri”, atëherë mund t’i thuash: “Allahu e bëftë vit të mirë dhe të bekuar për juve.” Por, ju nuk duhet që të filloni i pari me këto urime, sepse unë nuk di ndonjë transmetim nga selefët [gjeneratat e para të Islamit] të cilët kanë uruar njëri-tjetrin me rastin e Vitit të Ri. [Për më tepër] duke e ditur se selefët nuk e kanë cilësuar ditën e parë të muajit Muharrem sikurse ditën e parë të vitit të ri, deri në kalifatin e Omer ibnul Hattabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

 

Shejh Abdulkerim el-Hudejr, sa i përket ofrimit të urimeve me rastin e Vitit të Ri Hixhrij, thotë:

 

Ofrimi i lutjeve për muslimanin tjetër në përgjithësi, me thënie të cilat nuk përdorën si lloj i ritit në rastet e veçanta sikurse Bajrami, janë të pranueshme. Kjo, veçanërisht kur ajo e cila synohet me këto urime është miqësia dhe shfaqja e mirësisë ndaj vëllait të tij musliman. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Unë nuk e filloj me përshëndetje, por, nëse ndokush më uron mua, unë ia kthej urimin”. Kjo sepse kthimi i përshëndetjes është obligim. Por, të qenurit i pari në ofrimin e urimeve nuk është as sunnet, e as që është e ndaluar.

 

Përshtatje

Burimi në anglisht: www.islam-qa.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read