A ka ndonjë datë të vërtetuar për Isranë dhe Mi’raxhin?
Pyetësi: A ju kujtohet ndonjë gjë lidhur me datën e mundshme sa i përket udhëtimit të Profetit gjatë natës [Isra] dhe ngritjen e tij [në qiell, mi’raxhin]?
Shejh Albani: Nuk ka asgjë të vërtetuar sa i përket kësaj.
Pyetësi: Nuk ka asgjë të vërtetuar deri sot?
Shejh Albani: Jo, aspak.
Pyetësi: Dhe [sa i përket] Hadithit i cili thotë se i përket datës 18 Rebiul Euuel, cila është grada e tij?
Shejh Albani: Është rrëfim mu’addel.
Pyetësi: ‘Mu’addel’ d.m.th. i dobët [da’if]?
Shejh Albani: Po.
_____
El-Huda uen-Nur, 594.
Përktheu: M.M.
Referenca: shaikhalbaani.wordpress.com
Burimi: www.islamifejaevertete.com