Kur fali namaz shepeshherë më lindin dyshimet se e kam një rekat mangu…?
selam alejkum
Hoxhe i nderuar dua te ju pyes:
kur e fali namazit shpeshher me lindin dyshimet se e kam nje rekat mangu a duhet te falem perseri apo jo?
All-llahu ju shperbleft!
BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM
FALENDERIMI I TAKON ALLAHUT KURSE SALAVATET DHE SELAMET TE DERGUARIT TE TIJ…
Dyshimet ne namaz rreth numrit te rekateve jane te mundshme dhe dijetaret flasin rreth tyre. Pra kjo nuk eshte gje e re ne rregullat e Islamit dhe si e tille nuk duhet te na habite e as te na merzite. Fillimisht ju duhet ta falni namazin kjo eshte gjeja me e rendesishme pastaj duhet te mundoheni maksimalisht te mbani perkushtimin ne te dhe vemendjen gjate faljes.
Por nese ndodhe qe njeriu te kete dyshime se ka lene mangu apo ka shtuar nje rekate atehere duhet te veproje si ne vijim:
-Duhet te mundohet maksimalisht qe te rikujtoje gjendjen e tij se ne cilin reqat eshte duke u falur.
-Nese nuk i kujtohet reqati atehere punon me mendimin se nga cila ane i anon me shume mendimi i tij nese arrine qe te anoj mendja kah njera ane me shume atehere punon me te..
-Nese nuk eshte ne gjende te anoje mendimin kah njera ane atehere per te mos u vonuar brenda namazit dhe per te mos mbetur keq vendos dicka pa marre parasyshe edhe pse nuk i anon mendja me shume ne te, por venbndos per shembull se eshte ne reqatin e trete dhe e vazhdon edhe nje reqate duke mos e munduar veten me shume rreth kesaj ceshte pasi e ka dhene maksimumin e tij ne perpjekje per te arritur tek mendimi me i sakte.
pasi te ndermarre kete hap te fundit ai nuk duhet te mendoje akoma brenda namazit per kete ceshtje sepse kjo do tia humbe koncentrimin edhe me tej ne namaz gje e cila eshte prej shejtanit.
pas ndermarrjes se ketyre hapave te radhitur njeri pas tjetrit sic i kam permendur me larte ai nuk duhet te merzitet e as te behet vesvese apo te kete dyshime rreth atij namazi e as nuk duhet ta perserise ate naamz sepse te gjitha keto jane dyshime dhe cytje te shejtanit, porse duhet te qendroje i bindur dhe i qete ne ate qe e ka vepruar sepse ky eshte udhezimi Islam ne kete rast dhe se njeriu duhet te mundohet sipas mundesive te tij duke mos u munduar me gjerat qe nuk i ka ne dispozicion sepse Allahu askend nuk e obligon pertej mundesive te tij.
Allahu e di me se miri!
me respekt:
Lulzim Susuri
26/07/2011
Burimi: www.EhliHadithi.com