Hoxhë hfv. Ekrem Avdiu – Mitrovicë
Përshkrim i shkurtër:
Ekrem Avdiu: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Kosova. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik të Medinës – Dega e Hadithit. Është një ndër hoxhallarët me autoritativ në trojet shqiptare e sidomos në Kosovë ku jeton dhe punon. Shquhet për largpamësinë dhe modestinë e tij. Jetën e tij ia kushtoi ngritjes së Islamit dhe kontribuon ende pareshtur në sfera të ndryshme. Është imam në një xhami të Mitrovicës – Kosovë.
Burimi: Islamhouse.com Shqip
Hoxha jonë i nderuar Ekrem Avdiu, u lind me 18 Korrik të vitit 1971 në qytetin e Mitrovicës. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, iu drejtua Medresesë ‘Alaudin’ në Prishtinë për të marrë bazat kryesore të fesë Islame, e për të qenë pastaj kjo një shtytje për të vazhduar studimet e më tejme. Mendjeprehtësia, me të cilën shquhej që nga fëmijëria e tij, u vu re edhe nga profesorët e medresesë. Kështu, atij iu mundësua që shkollimin 4 vjeçarë, ta përfundojë për vetëm 3 vite. Pas përfundimit të shkollës së mesme i vazhdoi studimet në Universitetin e Medinës në të cilin diplomoi në vitin 1997.
Ai jeton dhe vepron në qytetin tani më të ndarë të Mitrovicës. Aktualisht shërben si Imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes ‘Tavnik’ dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës. I njohur për përdorimin e gjuhës së pastër shqipe, ai ka përkthyer dhe recenzuar një numër solid të librave fetarë, disa prej të cilave i përktheu qysh në bankat e medresesë.
Hoxha i nderuar është në përfundim të studimeve posdiplomike në Universitetin e Jinanit në Liban, në degën e ‘tefsirit’. E që s’do mend se për zgjedhjen e kësaj dege ndër të tjera ka ndikuar edhe fakti se hoxha është hafiz i Kuranit.
Burimi: qsi-ks.com