Fuqia e Profetit Muhammed
Një njeri i njohur për fuqinë e tij (sfidoi) Profetin Muhammed (shpëtimi dhe lavdërimet e Alahut qofshin mbi të!) në mundje. Ai quhej Rukanah, dhe Profeti e mundi më shumë se një herë.
Në njërin rrëfim rreth kësaj ngjarje tregohet se Profeti e mundi atë, dhe ai ishte një burrë i sertë.
– Andaj, ai i tha Profetit: “një dele për një dele (nëse fitoj e marr tënden unë, e nëse fiton e merr ti timen). Profeti e mundi atë në ndeshje.
– Pastaj burri i tha, “të provoj edhe njëherë,” . Profeti u pajtua, dhe e mundi edhe të dytën herë.
– Andaj, njeriu i tha, “të provoj përsëri,” dhe Profeti e mundi edhe herën e tretë.
– Pastaj njeriu tha, “Çfarë do t’i them familjes sime? Një ujk më ka ngrënë njërën dele, njëra dele ka ikur nga tufa. Por, çfarë do t’i them për të tretën?”
– Profeti ia ktheu: “Nuk kam luftuar me ty në mundje që të të vendos ty në borxh. Andaj, merri delet e tua.”
(Shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Zinxhiri Hasen sipas el-Albanit. Përmendet në komentet shtesë se kjo do të duhej të ketë ndodhur përpara se të ndalohej bixhozi; Apo, vetë Profeti nuk e pranoi bastin dhe nuk e mori pas fitores. Shih Gajatul-Maram, #378.)
Burimi: www.islamifejaevertete.com