BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimPo lexoj pak nga Kur’ani

Po lexoj pak nga Kur’ani

 

Po lexoj pak nga Kur’ani

 

 

Pyetja: Shejh i nderuar, kalojnë disa ditë dhe unë nuk lexoj asgjë nga Kur’ani. A konsiderohet kjo braktisje e Kur’anit?

 

Përgjigjet Muhammed Mukhtar esh-Shenkiti:

 

Kjo konsiderohet parandalim(nga e mira) dhe çfarë parandalimi se?

 

Nëse sheh në veten tënde sesi ditët kalojnë dhe ti nuk ke lexuar asgjë nga libri i Allahut, atëherë qaj për veten tënde!

 

Se pasha Allahun, askush nuk pengohet nga ndaj Zotit të tij, përveç që kjo është një dëshmi e largimit të tij nga Allahu.

 

Ka thënë Sufjan eth-Theuri –Allahu e mëshiroftë!-: “Kisha kryer një mëkat dhe për këtë arsye do të më pamundësohej namazi i natës për gjashtë muaj.”

 

Nëse sheh se kanë kaluar disa ditë dhe Librit të Allahut nuk i ke ndarë pjesë nga dita jote dhe nga orët e natës, atëherë qaj për veten tënde dhe lute Allahun për mbrojtje(nga dënimi)!

 

Dhe qëndro përpara Allahu dhe kthehu tek Ai duke e lutur për falje.

 

Sepse e tërë kjo është për shkak të një mëkati ndërmjet teje dhe Allahut.

 

Njerëzit sot e kanë braktisur Librin e Allahut derisa Selefët(paraardhësit tanë të mirë dhe të devotshëm) ishin të kapur fort pas Librit të Allahut.

 

Dhe dallimi ndërmjet këtyre dy grupeve është se fitnet(sprovat, fatkeqësistë) në këtë kohë janë shtuar.

 

Ajo e cila të bën që ta dish është se një sprovë e shikimit tënd, e dëgjimit tënd, apo e organit tënd gjenital, e cila të shuan dritën e imanit në zemrën tënde, si pasojë ti nuk angazhohesh me Librin e Allahut dhe nuk ke dashuri për të dhe as nuk e lexon.

 

Shtimi i mëkateve në këtë periudhë të fundit, i ka shmangur zemrat e njerëzve nga bindja ndaj Allahut.

 

Dhe lumturia të cilën e arrijmë nëpërmjet Librit të Allahut, është shumë më e pakët sesa ajo e gjeneratave të para.

 

Ata të cilët kanë sjellur shumë të mira me duart e tyre dhe kanë penguar shumë nga e keqja.

 

Ne e lusim Allahun që të na fus neve dhe juve në hirin(ndihmën dhe mëshirën) e Tij.

 

Dhe ilaçi më i mirë (në këtë rast) është që të nxitojmë nga Allahu për tek Allahu.

 

Dhe cilido i cili dëshiron që të afrohet me Kuranin, duhet që të provojë që të largohet nga sprovat/epshet.

 

Dhe që të largohet nga të gjitha mëkatet të cilat e largojnë nga Allahu. Qoftë të dëgjimit të tij, apo të shikimit të tij, apo të organit gjenital të tij, apo të dorës së tij, apo të gjuhës së tij.

 

Ai largohet nga të gjitha këto. Selefët –Allahu i mëshiroftë!- do të braktisnin bisedat e padobishme, nga frika se do të binin aty ku nuk ka dobi.

 

Si është puna me neve të cilët biem në përgojime dhe shpifje dhe në mëkate të tjera.

 

E lusim Allahun –tebareke ue te’ala!- që të na përfshijë me mëshirën e Tij dhe Allahu te’ala e di më së miri!

 

***

 

Ibnul Kajjim el-Xheuzijjeh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se ekzistojnë disa lloje të braktisjes së Kur’anit:

 

1) Braktisja e dëgjimit të tij dhe e besimit në të.

2) Braktisja e të vepruarit me të, duke injoruar urdhëresat e hallallit dhe të haramit, qoftë edhe nëse personi beson në të dhe e reciton atë.

3) Braktisja e të gjykuarit me të, dhe kthimi tek ai si gjykatës kur ka dallime në esencën e fesë apo në gjëra të tjera.

4) Braktisja e të medituarit mbi të, kuptimit dhe kërkimit të shpjegimit të tij.

5) Braktisja e përdorimit të tij si shërim në të gjitha llojet e sëmundjeve të zemrës, dhe në vend të kësaj kërkimi që këto sëmundje të kurohen me mënyra të tjera.

 

Dhe të gjitha këto kategori hyjnë nën thënien e Allahut: “E, i dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!” [Furkan, 30]

 

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Must Read